Sot ne Qemal Stafa ndeshja Shqiperi- Slloveni

Kombëtarja e Shqipërisë do të zbrësë në orën 20:00 në “Qemal Stafa” për ndeshjen miqësore kundër Sllovenisë. Kjo e fundit është cilëasuar nga trajneri Josip Kuzhe si kundërshtarja e duhur për skuadrën e tij në prag të sfidës së muajit mars kundër Bjellorusisë për eliminatorët e Euro 2012. në daljën e fundit përpara mediave tekniku kroat ka bërë të ditur se skuadra kiuqezi do të kërkojë fitoren, e cila do të krijonte atmosferën e duhur përpara sfidës së rëndësishme kundër përfaqësueses bjelloruse.
Kuzhe ka zbuluar gjithshtu formacionin që do të zbresë në fushë nga minuta e parë dhe bashkë me të ndryshimet në 11-metëshën e parë. Në modulin e lojës 4-4-2, porta shqiptare do t’i besohet Ujkanit, ndërsa përpara tij në mbrojtje do të rreshtohen Cana e Teli në qendër, ndërsa Vangjeli e Dllaku do të mbulojnë krahët respektivë. Ndryshimi i parë vjen në mesfushë, ku Lila ka fituar vendin e titullarit ndaj Bulkut ndërsa në qendër të këtij reparti do të vendoset në përkrah kapitenit Lala.
Mungesa e Skelës dhe si pasojë e fantazistit të mirëfilltë, ka bërë që Kuzhe të mbështesë lojën në krahët e mesfushës, pikërisht te Agolli në të majtë dhe Duro në të djathtë. Këta lojtarë do të kërkojnë të cojnë përpara portës dyshen sulmuese Bogdani-Salihi.
Me këtë formaciuon Kuzhe do të kërkojë maksimumin nga kjo miqësore, e fundit në prag të përballjes kundër Bjellorusisë në eliminatoret e Euro 2012, ku Shqipëria luan në grupin D, bashkë me Francën, Rumaninë, Bosnje Herzegovinën dhe Luksemburgun.
Nertan Prifti