E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuzhe: Kundër Sllovenisë luajnë të gjithë

SHKRUAN: Jeton Selimi 09-02-2011 11:28

Trajneri Josip Kuzhe e ka të qartë se Sllovenia do të jetë pasqyra e vërtetë e kombëtares së tij në prag të ndeshjes me Bjellorusinë. Nëse përjashtojmë dëmtimet e mundshme deri në mars, atëherë kundër rusëve të vëgjel do të zbresë i njëjti formacion si kundër skuadrës së drejtuar nga Matjazh Kek. Në konferencën e djeshme për shtyp, Kuzhe justifikon mungesën e Ervin Bulkut në formacionin fillestar si deklaron se në pjesën e parë do të luhet vetëm me një sulmues: Bogdani pykë i mbështetur nga Salihi.

Mister, si do të luajë kombëtarja nesër (sot) kundër Sllovenisë?

Ujkani, Dallku, Cana, Teli, Vangjeli, Lila, Lala, Duro, Agolli, Salihi e Bogdani. Ky është formacioni përpara stërvitjes. Nëse ndodh diçka mund të ndryshojmë, por këtë ide kemi sesi do të luajmë. Në portë Ujkani dhe Beqaj do të luajnë nga 45 minuta. Vendosëm që Ujani të jetë titullar pasi është në formë të shkëlqyer, ndërsa Beqaj ka pasur disa probleme. Megjithatë, Beqaj është shumë i rëndësishëm për Kombëtaren dhe për këtë arsye duam ta testojmë gjendjen e tij në një pjesë loje. Kemi disa lojtarë që dëshirojnë të luajnë, si përshembull Bulku, i cili është i rëndësishëm, Muzaka që është në formë të mirë dhe do të luajë 45 minuta, Bakaj që në 25 minuta me Maqedoninë u paraqit mirë dhe rrezikoi të shënonte, ndërsa mund të përmend edhe Vilën e Memushajn.

Bulku për herë të parë pas shumë kohësh nuk është titullar?

Po luajmë me dy mesfushorë përpara mbrojtjes dhe lala është kthyer në vendin e tij në formacion. Ndërmjet Lilës dhe Bulkut mund të them se Lila është lojtar me iniciativ. Ai është një lojtar difensiv, por ka iniciativë dhe mund të shfaqet rrezikshëm në portën kundërshtare dhe ti kapë në befasi ekipet, ndërsa Bulku ka një tjetër profil dhe më tepër qëndron statik duke menduar për mbrojtjen. Teli në qendër të mbrojtjes.

Është kjo prova e madhe për të në prag të Bjellorusisë?

Po, padyshim sepse nuk do të kemi Currin dhe Dallku është i pezulluar. Kam besim te Teli që është paraqitur mirë kundër Bjellorusisë dhe Maqedonisë. Teli është një zëvendësues direkt për Currin, edhe sepse nuk dëshiroj të eksperimentoj duke ndryshuar mënyrën e lojës.

Bogdani dhe Salihi do të jenë dy sulmuesit e vetëm të mirëfilltë në dispozicion dhe janë titullarë. Do të luajnë nga 90 minuta?

Varet sesi do të jetë rezultati dhe loja. Megjithatë, synimi im është që pas 45 minutave lojë të luajmë vetëm me një sulmues dhe të provojmë skema të tjera loje. Njëri sulmues do të luajë 90 minuta, ndërsa tjetri ndoshta vetëm 45.

Eksperimentet që dëshironi të bëni lidhen të gjitha me mungesën e Skelës. Pasi si organizator lojën mund ta nisë Duro, por më pas cili mund të shihet si alternativë në këtë pozicion?

Natyrisht që Skela është një mungesë e madhe për ne. Ka luajtur prej shumë kohësh dhe ka qenë një prej figurave kryesore të skuadrës. Së pari dua të them se jam i lumtur që Skela gjeti një skuadër, pavarësisht se ajo luan në kategorinë e pestë. Ai do të jetë në skuadër për ndeshejen me Bjellorusinë, pasi për mua ka më shumë rëndësi që ai të stërvitet mirë. Natyrisht që po përpiqemi të gjejmë disa mënyra sesi të shfaqemi rrezikshëm në portën kundërshtare, me dy sulmues, apo me lojtarë të tjerë që vijnë nga pas shpinës si Duro e Agolli, apo Bakaj e Vila në fraksionin e dytë të lojës. Do të provojmë edhe Muzakën, apo dikë tjetër në manovrat ofensive.

Në krahasim me ndeshjen me Maqedoninë lista nuk ka pasur ndryshime. Nuk ju ka bindur ndonjë element tjetër nga kampionati?

Sigurisht që ndeshja me Maqedoninë ishte disi e veçantë, sepse ndonëse kishim disa mungesa të lojtarëve kryesorë si Cana apo Skela, unë vija pas dy ndeshjeve që nuk kam qenë në krye të ekipit dhe doja të arrija në rezultat pozitiv, ndaj ajo ishte e vetmja mundësi ku ne mund të provonim disa lojtarë të rinj. Duke filluar nga ky moment dhe për 6 muajt e ardhshëm do të kenë si objektiv të vetëm ndeshjet kualifikuese, kështu që unë kam vendosur për një ekip që do të luajë në këto kualifikuese dhe do ta vazhdoj punën me këtë ekip deri në fund të këtyre ndeshjeve. Më vonë pastaj është diçka tjetër se kush do të përfshihet. Sigurisht, nëse do të ketë një superlojtar në kampionatin shqiptar, unë do të isha shumë i lumtur ta kisha në kombëtare. Për shembull flitet për Vajushin. Port a marrësh tani këtë lojtar dhe ta lësh në pankinë… Unë nuk mendoj se ai është gati për ekipin kombëtar. Nuk më duket normale. Për të ardhmen është një potencial shumë i mirë, por për këto 6 muaj do të vazhdojmë me këta lojtarë.

Federata ka emëruar Mustedanagic trajner të U-17. Sa pozitive është kjo për kombëtaren dhe a mund të hamendësojmë për një zgjatje të kontratës suaj?

Së pari jam shumë i lumtur që FSHF ka vendosur Xhemon (Mustedanagiç) në këtë pozicion, pasi në 20 vitet e fundit ai ka qenë një njga personat më të rëndësishëm në Kroaci përsa i përket futbollit të moshave. Ka qenë një nga personat më të rëndësishëm te Dinamo e Zagrebit në lidhje me skuadfrat e moshave dhe besoj se mund t’i japë një ndihmë të madhe edhe futbollit shqiptar në përgjithësi. Kam besim sepse i njoh ambiciet e tij. Përsa i përket kontratës, nuk ka asnjë lidhje, pasi për momentin jam këtu.

Objektivi i kombëtares është një vazo më lart. Bjellorusia ka Hleb, ndërsa ne Skelën që luan në divizionin e 5-të në Gjermani. Mos duhet të ndryshojmë kurs?

Realiteti i futbollit shqiptar është të luftojë për një vend më të mirë. Ne nuk mund të themiq ë do të kualifikohemi në çdo edicion eliminator, por duhet t’i marrim gjërat hap pas hapi. Kur kam ardhur në fillim kam vendosur që lojtarët si Skela, Lala Bogdani do të përfshihen në këtë fazë kualifikuese, ndërsa e ardhmja është diçka tjetër.

Me Slloveninë çfarë synojmë?

Unë e synoj rezultatin. Kjo mund të na krijojë një atmosferë të mirë për të ardhmen, për të hyrë më me agresivitet kundër Bjellorusisë. Ndeshja me Slloveninë është tepër e vështirë. Por mendojmë pozitivisht dhe kërkojmë të marrim një rezultat të mirë.

Nëse përmendet një alternativë në sulm, të vjen në mend emri i Edgar Çanit…

Unë dua që media të bëhet një skuadër për përzgjedhjet e së ardhmes. Unë jam një skuadër, media duhet të jetë skuadra tjetër. Sigurisht që çdo lojtar i mirë është i mirëpritur në kombëtare. Ne kujdesimi për këtë, federata ka programet e veta. Tani është e vështirë që të përfshijmë lojtarë të rinj, por për të ardhmen do të jetë ndryshe

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›