E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guardiola te Barcelona rinovon kontraten

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola i ka dhënë fund spekulimeve në lidhje më të ardhmen e tij pasi pranuar të rinovojë kontratën dëri në qershorin e vitit 2012. Lajmi është konfirmuar nga klubi spanjoll, i cili nëpërmjet një komunikate për shtyp ka bërë të ditur se tekniku do të firmosë kontratën e re me presidentin Sandro Rosell në ditët në ditët e ardhshme.

Rinovimi i kontratës së Guardiolës vjen pas shumë aludimesh mbi karrierën e tij në stolin e Barcelonës, ndërsa ky është një lajm i mirë për skuadrën e katalunjës në prag të sfidës kundër Arsenalit në 1/8 e Ligës së Kampioneve. Gjithsesi, klubi spanjoll nuk ka dhënë asnjë detaj financiar në lidhje me kontratën e re që do të mbajë lidhur Guardiolën me Barcelonën deri në fund të sezonit të ardhshëm. Mediat spanjolle bëjnë të ditur se tekniku ka pranuar të njëjtat përfitime financiare ndërsa ai është një nga trajnerët më të suksesshëm të kësaj skuadre. Guardiola ka fituar dy tijj radhazi në Spanjës dhe Ligën e Kampioneve në vitin 2009.

Po ashtu, ai drejtoi Barcelonën drejt fititimit të Kupës dhe Superkupës spanjolle, pa harruar Superkupën e Evropës dhe Botërorin për klube. Po ashtu, me Guardiolën në stol Barcelona ka r5egjistruar rekordin absolut me 16 fitore radhazi, ndërkohë që në këtë sezon kryeson kampionatit me 7 pikë më shumë se rivalët e përjetshëm të Realit të Madridit.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›