Videoka e seksit te Madonës me Rodriguez, vlen 1 milion dollarë
Vazhdon të thellohet skandali i yllit të popit Madona me kampionin e basketbollit Alex Rodriguez. Sipas revistës “Daily Star” tashmë ajo është përshirë në një skandal videoje pikante seksi. Kameramani i cili zotëron videon ka kërkuar jo pak por 1 milion dollarë për të zhdukur këtë video në të cilën këngëtarja shfaqet poshtë çarçafëve jo me bashkëshortin e saj Richie por me një tjetër mashkull seksi i cili sdo shumë mend për të kuptuar kush është. Nëse lajmi do të konfirmohej këngëtarja do të ishte në telashe të mëdha. Prej javësh ajo vazhdon të përgënjështrojë lidhjen sentimentale me Rodriguez. Autori i videos me pullë të kuqe megjithatë nuk ka dyshime: protagonistja e akrobacive hard në një divan është pikërisht mbretëresha e popit dhe partneri në këtë skenë edhe pse e çuditshme, nuk është Guy Ritchie. Pamjet mendohet se janë filmuar në një apartament në pronësi të një mikut të ngushtë të Madonës ku rastësisht ishte instaluar një kamer e vogël. Do të ishte e kotë t’i kërkonim imazhet e skandalit në internet, pasi pronari i videos për momentin po i ruan ato me fanatizëm për t’ia shitur ofruesit më të mirë.
Madonës që po mundohet të shpetojë martesën e saj, të paktën në dukje, mësohet se i janë kërkuar 1 milion dollarë. Ekziston megjithatë mundësia që avokatët t’i kërkojnë gjykatësit të çështjes tërheqjen e videos, si një shkelje e privatësisë.
Me “Beverly Hills” rikthehet edhe Brenda
Lajmi tashmë është bërë pubik. Shannen Doherty do të marrë sërish rolin që dikur e bëri të famshme, atë të Brenda Ëalsh në Beverly Hills 90210 i cii është konsideruar si telefilmi “kult” i viteve 90- të që do të rikthehet së shpejti në ekranet tona. Sipas revistës amerikane “People”, Shannen mezi pret t’i kthehet punës”. Në seritë e reja Brenda kthehet në shkollën e vjetër për të dhënë mësime vallëzimi dhe recitimi. Në këtë mënyrë Doherty do të bashkohet me pjesën tjetër të grupit të famshëm të aktorëve të cilët kanë pranuar po ashtu t’i rikthehen serialit si: Tori Spelling, Martin dhe Jennie Garth e cila interpretonte rolin e Kelly Taylor. Më herët u konfirmua mospjesëmarrja e aktorit Luke Perry. Seritë e ardhshme të cilat do të titullohen vetëm “90210” janë krijuar nga Rob Thomas dhe mendohet të shfaqen në stinën e vjeshtës në rrjetin amerikan CË. Beverly Hills – 90210 i cili u shfaq në vitet 1900- 2000 na njohu me historinë e një gjenerate të tërë, duke u kthyer në ikonën e miliona adoleshentëve. Pas tetë vjetësh, ish-adoleshentët tashmë të rritur, mund të shohin me nostalgji rrjedhën e atyre ngjarjeve të cilat i kanë ndjekur për vite me rradhë.
Anullohet dasma e Salma Hayek
Në shtator lindi Valentina Paloma. Gëzimi i Salma Hayek ishte i madh, ashtu si edhe gëzimi i të atit të vajzës, miliarderit Francois-Herni Pinault. Gjithçka linte të kuptohej se historia e tyre do të përfundonte me një dasmë madhështore. Dasma ishte paralajmëruar edhe nga zëdhënësit e çiftit por në një komunikatë, aktorja meksikanë sqaroi se gjithçka kishte marrë fund mes të dyve. Fejesa zgjaste që nga viti 2006, kur Salma takoi Mister 14,5 miliardë dollarëshin (kjo është pasuria personale e Pinault) në Venecia. Lindja e vajzës na linte të mendonim një “happy end” të përrallës por në të vërtetë sapo pamë një rrufe në qiellin e qetë. Nuk dihet akoma nëse ky veprim është thjesht alergji nga martesa apo fundi i një dashurie?
Meda martohet në gusht
Shumë pak kohë na ndan nga martesa e këngëtarit më të njohur të muzikës tallava në Kosovë, Meda. Sipas familjarëve të tij, Meda do të martohet në gusht, në qendër të Prishtinës, në hotelin Grand ehde pse këngëtari ka dashur që data e martesës të mos bëhet publike. Mësohet se në dasmën e këngëtarit do të marrin pjesë të gjithë këngëtarët ndërsa ai që do të performojë për të ftuarit do të jetë Afrim Muçiqi. Meda i cili me këngët e tij është bërë i famshëm jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri, flitet se fiton deri në 300.000 euro në vit. Me këto të ardhura ai u ka ndërtuar tri shtëpi familjeve të dëshmorëve në Kosovë.
22 Korrik 2008