E Diel, 1 Nëntor 2026

Kanavaro shijon pushimet nën terapinë “hot” të së shoqes



Sytë e kaltër dhe një buzëqeshje seksi, pa harruar këtu fizikun si të skalitur me daltë. Kështu mund të përshkruhet futbollisti napolitan, kapiteni i kombëtares italiane të futbollit, Fabio Kanavaro. E vetmja “damkë” e Kanavaros për të gjitha fanset e tij është fakti se futbollisti është i martuar, madje, e shoqja nuk e humbet asnjë çast prej syve. E nëse shikojmë mirë fotografitë më të fundit të ofruara nga paparacët në plazh, Daniela e shtrëngon fort Fabion dhe e trajton madje goxha mirë. Kanavaro është fotografuar në Napoli me bashkëshorten e tij e cila i ka hipur në kurriz duke bërë akrobaci të nxehta në mes të plazhit. Kavilja e dëmtuar e Kanavaros duket se tashmë është shëruar dhe futbollisti mezi pret që më 20 gusht, pas një pushimi të gjatë i cili e mbajti edhe larg Europianit të sapombyllur, ai të rikthehet në fushën jeshile, sidomos, duke veshur fanellën e kombëtares axure dhe shiritin e kapitenit “të trashëguar” nga Paolo Maldini pas tërheqjes së tij. Është parë edhe nga shumë turistë e italianë kapiteni Kanavaro duke këmbyer përkëdheli e puthje me gruan e tij, Daniela. Kanavaro është më i pëlqyeri për gratë ndër radhët e futbollistëve të kombëtares italiane.

22 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›