Lala do te hape dyqan “droge” ne Tirane
Altin Lala mund te hape ne bashkepunim edhe me “Drogeriemarkt-Kette Rossman”, nje kompani gjermane, qe operon me sukses ne tregun e produkteve bio (xhiro vjetore 3,2 miliarde euro), nje dyqan ne Tirane. Lajmi jepet nga faqet gjermane ne internet, qe theksojne faktin se futbollisti shqiptar i Hanover 96 se bashku edhe me Rossman kane krijuar nje shoqeri te perbashket. Dyqani i pare do te hapet ne Shqiperi brenda ketij viti. Rrjeti “Drogeriemarkt-Kette Rossman” aktualisht eshte i shtrire ne dhjete vende evropiane si ne Gjermani, Austri, Zvicer, Britani e Madhe, Sllovaki, Greqi, Spanje, Slloveni, Belgjike e Holande, ku ka 105 mije pika shitjeje.