Polonia zevendeson kuqezinjte me Bosnjen
Anulimi i takimit me Shqiperine e ka shtyre skuadren e Polonise te gjeje nje tjeter ekip per te zevendesuar kuqezinjte. Sipas asaj qe konfirmon faqja zyrtare e federates polake, miqesorja e 27 majit do te luhet kunder Bosnje-Hercegovines ne Reutligen te Gjermanise, menjehere pas miqesores me Maqedonine dhe takimit te pare zyrtar ne Klagefurt me Gjermanine me 8 qershor. Ndeshja miqesore do te jete edhe mundesia e fundit e trajnerit Leo Benhaker per te percaktuar skuadren qe do te marre pjese ne Euro 2008. Polonia, gjithashtu, ka rene dakord qe te zhvilloje nje miqesore edhe me Ukrainen, me 28 gusht.