Lala, feston ndeshjen e 50-të me gol

Mesfushori potent i kuqezinjve, Altin Lala, e festoi në mënyrën më të bukur ndeshjen e tij të 50-të me përfaqësuesen kuqezi. Kapiteni shtatshkurtër i Hanover 96 shënoi golin e tretë në fitoren e lehtë të Shqipërisë me San Marinon në transfertë, ndeshje kjo e zhvilluar në stadiumin "Serravalle", më 16 gusht 2006.