Florenc Kushi, trajneri i ri i Turbines
Pasi ka siguruar financen per sezonin 2006 2007, ekipi i Tur bines, me ane te kryetarit te bashkise, Kastriot Belshi, ka bere menaxherin ne kete rast ka gjetur te merkuren trajnerin e ri, elbasanasin Florenc Kushi, ish lojtar verdheblu i viteve _92 '93, kur ka fituar edhe Kupen e Shqiperise. Kushi emigroi per disa vite jashte Shqiperise dhe gjate qendrimit ne Gjermani dhe Austri, kreu disa kurse per trajner futbolli, duke marre dhe licencen e grupit A. Eshte i panjohur, ne mjedisin futbolldashes shqiptar, por nuk mund te thuhet se eshte pa pervoje ne drejtimin e nje ekipi, kur ne vendet respektive, ka bere trajnerin ne kategorite inferiore dhe ekipet e te rinjve. Ndaj, ne sezonin e ri, do te drejtoje ekipin cerrikas, i cili ka filluar te levize te gjitha "ingranazhet" e veta, per te vazhduar normalisht pergatitjet, ne nje faze verore te manget, gjithsesi per disa arsye objektive. Ne prezantimin e "timonierit" te ri te Turbines, moren pjese te gjitha instancat me te larta drejtuese, duke filluar me kryebashkiakun Belshi, pushteti vendor eshte sponsorizuesi i vetem i ekipit te verdhe, shefin e klubit, drejtorin teknik, specialiste cerrikas, ish futbolliste si dhe mjaft fansa, qe kishin mbushur nje pjese te tribunes s _adiumit "Nexhip Trungu". Ne fillim kryebashkiaku Belshi prezantoi perpara futbollisteve, te cilet ishin te shumte ne numur, trajnerin Florenc Kushi, duke u thene atyre se "ky eshte tekniku qe kemi zgjedhur ne si staf, i cili do t'ju drejtoje juve me teper profesionalizem". Gjithashtu Belshi tha se "dua korrektesi ndaj tij dhe nuk dua qe te kete probleme, qe te demtojne ekipin. Ju garantoj edhe njehere se ana ekonomike, eshte e siguruar dhe ju duhet "te ulni koken" e te sterviteni intensivisht, pasi dhe koha nuk na premton", tha me pas kryebashkiaku. "Ndaj duhet t'i pervisheni punes per te vazhduar ecurine si ne kampionatin e kaluar. I uroj pune te mbare teknikut Kushi dhe sukses ne drejtimin e ekipit", mbylli kryetari i bashkise se qytetit te Cerrikut. Me pas e ka marre fjalen vete trajneri i ri ne moshe, Florenc Kushi, i cili ne radhe te pare falenderoi kryetarin e bashkise per besimin ndaj tij, duke e emeruar ne postin me te rendesishem te ekipit. "Une kete gje do t'ia shperblej, duke bere te pamunduren me perkushtimin e te gjithe futbollisteve per te arritur objektivin", tha tekniku i sapoemeruar. Sipas Kushit, do te jete nje nder i madh per te qe te drejtoje nje ekip me emer si Turbina, qe ka krijuar edhe nje tradite ne futbollin shqiptar. Pasi ka falenderuar edhe grupin e futbollisteve cerrikas, qe ka qene i pranishem, tekniku Kushe, ka nisur seancen e pare stervitore. Kete stervitje te pare nen drejtimin e stolit te ri, e kane ndjekur deri ne fund, nje numer i madh tifozesh cerrikas.
Maringlen Miraka