E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miqesore. Pogradeci-Skenferbeu 3-3

Liqenoret nuk shkojne me shume se tek barazimi ne miqesoren me ekipin e Skenderbeut, takim ky i luajtur ne fushen e liqenoreve. Te paret qe kane shenuar kane qene korcaret me Tocukun ne 10', madje ka qene perseri Tocuku, qe ka dyfishuar avantazhin e futbollisteve te Skenderbeut ne te 40'. Ne 5' e fundit te pjeses se pare pogradecaret e shperngulin lojen dhe sulmet e tyre ne zonen e rreptesise se kuqebardheve dhe e zvogelojne dizavantazhin ne 45' me ane te nje goli te shenuar nga sulmuesi i tyre i ri Molla. Ne pjesen e dyte per ekipin e liqenoreve, ka shenuar Balla ne te 48' dhe ka qene Jahaj nga pika e bardhe e penalltise, qe ka barazuar gjithcka ne 89', nderkohe qe Ngjela per korcaret, kish shenuar ne te 72' golin e trete per Skenderbeu. Ne pergjithesi ka qene nje ndeshje e nivelit mesatar per te dy skuadrat, por te dy trajneret ne fundloje, kane qene te kenaqur. Madje asistenti i kryepankines korcare Jani Kaci, Renato Rrapo, ka thene fjalet me te mira per futbollistet, qe ka aktivizuar ne kete ndeshje, nderkohe qe Ilir Medini, tekniku i liqenoreve, eshte shprehur se "me kete grup do te synojme edhe kategorine superiore". Ne kete ndehsje te dy trajneret kane luajtur ne pjesen e pare me grupin qe mendojme te aktivizojne dhe kete sezon ne kampionatin e kategorise se pare, nderkohe qe ne pjesen e dyte, kane bere zevendesime te shumta. Te dy trajneret kane aktivizuar me shumice futbollistet e rinj.
Tonin Frroku

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›