E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teuta fiton 2-0 miqesoren me Lushnjen

Dje pasdite ne ambientin verdhejeshil, eshte prishur rutina e perditshme e stervitjeve. Ne stadiumin "Roza Haxhiu", eshte zhvilluar nje takim miqesor midis Lushnjes dhe Teutes. Ndeshja eshte gjykuar nga gjyqtari lushnjar, Shpetim Guce, i cili ndonese do te jape sot normat e arbitrimit, ka pranuar te gjykoje kete miqesore. Me nga nje gol ne secilen pjese, Teuta ka fituar paster 2 0. Per Lushnjen ka qene humbja e pare ne takimet miqesore te zhvilluara gjate periudhes se veres. Ne fund te pjeses se pare, sulmuesi kryesor i Teutes Bledar Mancaku, ka shfrytezuar me se miri nje top nga thellesia; ai ka hyre ne zone dhe eshte vene perballe Premces, pasi ka fituar nje duel shpejtesie me Dhimen. Goditja ka qene e sakte ne te majte te portes vendase. Ne fillim te pjeses se dyte mesfushori Bledar Devolli, finalizoi me saktesi nje aksion te rrjedhshem te Teutes. Ai e kaloi topin mbi portierin Premce, duke dyfishuar rezultatin. Tek Lushnja mungonin portieri tjeter Mikel Spaho, qe eshte prane Luftetarit dhe "xholi" Byzhyti, qe eshte prane Shkumbinit. Ana sjelltas ne kete pergatitore, Lushnjes iu bashkua sulmuesi Bekim Kuli, i cili ne sezonin e kaluar, ishte kontigjent i verdhejeshileve. Ai eshte pritur me duartrokitje nga publiku i tribunes qendrore, qe ka ndjekur kete takim. Ne fillim te takimit trajneri Bano, aktivizoi keta futbolliste: Premcen, Dhimen, Gazhelin, Ervis Celen, Sulen, Xhagalliun, Gentian Celen, Topin, Griselt Dervishin, Kulin dhe Elezin. Ne formacionin e verdheje shileve, binte ne sy dhe aktivizimi si titullar i 18 vjecarit Griseld Dervishi. Ne pjesen e dyte u aktivizuan edhe Kaloti, Sharka, Duri, Canga dhe Arber Ahmeti. Ne kete pjese Lushnjes iu demtua kapiteni Gentian Cela, i cili e la fushen e lojes nen shoqerine e mjekut Astrit Shuaipi. Ndersa futbollisti vlonjat Arber Ahmeti kishte diten e pare ne Lushnje, pasi vinte nga skuadra e Flamurtarit. Diten e shtune, serish ne stadiumin "Roza Haxhiu" Lushnja do te luaje miqesoren e dyte brenda javes, ku mysafire do te jene bluzinjte e Luftetarit.

Alban Alushi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›