Renditja FIFA, Shqiperia ngjit tri “shkalle” . Tani ne vendin e 62

Eshte ngjitur serish edhe tri "kate" me lart Shqiperia, ne renditjen e pergjithshme te FIFA s, per muajin gusht. Keshtu, nga vendi 65 te, ne te cilin FIFA e kishe klasifikuar perpara nje muaji, dje kombetarja e kuqezinjve ka arritur te ngjise serish edhe tri "shkalle" me lart, duke shkuar ne vendin e 62-te, edhe pse nuk ka ndryshuar kuoten e pikeve. Ne fakt, rritje nuk ka patur vetem Shqiperia, por edhe skuadrat e tjera te grupit tone per kualifikueset e Euro 2008, edhe pse nuk jane ndeshur. Duket se kjo ka ndodhur per shkak te levizjeve te kombetareve te tjera. Pervec Holandes (e mbetur ne vend te 5 te, por edhe te Rumanise (ne vend te 26-te), skuadrat e tjera te grupit, si Bullgaria (nga vendi i 37- te, ne te 36-in), Sllovenia (nga vendi i 59-te ne te 58- in) dhe Bjellorusia (nga vendi i 73- te, ne te 69-in) jane ngjitur. Nderkohe, nje zbritje prej nje pozicioni ka pesuar Luksemburgu, i cili nga vendi i 194 t ka shkuar ne te 195 in.