E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHKODRA E PRMBYTUR DHE LEXUESI OLLDASHI

Ne vend te nje reagimi

Ne dy raste te njepasnjeshme ministri i Puneve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit Sokol Olldashi eshte shfaqur ne disa kanale televizive tejet i shqetesuar per viziten e nje grupi deputetesh te Partise Socialiste ne qytetet e Lezhes e te Shkodres te cilet fare natyrshem jo vetem si deputete por edhe si shtetas te zakonshem te ketij vendi donin te shihnin nga afer se cpo ndodh me banoret fatkeqij te kesaj treve ne menyre periodike dhe se cfare mund te behet per minimizimin e pasojave te fatkeqesise si dhe sensibilizimin e te gjithe shqiptareve dhe jo vetem te shtetit e te strukturave shteterore per te ndihmuar njerezit ne nevoje te kesaj zone.

Ka qene fare e natyrshme pas kesaj vizite nje prononcim per median e interesuar qe te degjonte edhe zerin e nje perfaqesuesi te opozites per ate qe po ndodh ne Shkoder. Por edhe pse prononcimi ka qene tejet informativ mjaft i rezervuar per kritika e akuza ndaj qeverise dhe mjaft i ndjeshem per gjendjen fizike e shpirterore te njerezve ne kufijte e deshperimit duket qe z. Olldashi i ka djegur ca si shume dhe ka nxituar ne disa media per te zbuluar shkakun e vertete te udhetimit tim drejt Shkodres qe sipas tij ishte kontakti me librarite e Shkodres per te mbledhur leket e librave te shitur. Ne fakt shtepia botuese qe une drejtoja para se te mandatohesha si deputet ne Kuvendin e Shqiperise nuk ka hapur akoma nje librari te sajen ne qytetin e Shkodres sic ka bere ne disa qytete te tjera te Shqiperise edhe pse kjo ambicie eshte akoma ne programet e saj. Por kete nuk ka si ta dije z. Olldashi pasi nuk ben pjese ne njerezit afer librit dhe kjo vihet re lehte nga kultura e dialogut dhe komunikimit te cilen e demonstron vend e pa vend ne konferenca shtypi studio debatesh prononcime por edhe ne Kuvendin e Shqiperise ku kerkon te beje protagonistin vecanerisht kur ndodhet ne salle shefi i tij shpirteror.

Gjithsesi me erdhi mire qe z. Olldashi e paska mesuar qe jam shume i lidhur me librin. Libri dhe librarite jane shtepia ime e perhershme vendi ku ndihem me mire pasi kam mbi 20 vjet qe punoj ne kete sektor. Pa dyshim qe vajtja ime ne Shkoder nuk do ti linte pa vizituar edhe disa prej librarive te ketij qyteti per te pare fatin e tyre pas vershimit te ujerave. Por z. Olldashi ka harruar nje hollesi te rendesishme qe ma hoqi mua mundesine per ti vizituar keto librari ashtu si pjesen me te madhe te qytetit te Shkodres si pjesen me te madhe te njesive tregtare dhe bizneseve te te gjitha llojeve edhe librarite ishin te permbytura nga uji. Dhe nuk kishte se cte shikoje ne keto librari edhe pse per te shkuar deri aty duhej patjeter te pajtoje nje varketar e jo nga ata te ushtrise sepse ata ishin pak vetem 23 vete per 14 000 hektare te permbytur por nga ata qe kane gjetur nje punesim te ri ne ate te gondolierit si ne Venecian e famshme.

Z. Olldashi dhe jo vetem atij nga klani qe e kane zene rob Shqiperine i ben pershtypje qe deputetet e opozites ndodhen prane njerezve ne nevoje ne nje zone si Shkodra te cilen akoma e kujtojne si nje bastion te tyre dhe mendojne se me mashtrime e demagogji mund te luajne akoma me ndjenjat e tyre. Harron z. Olldashi se Shkodra ka zgjedhur 5 perfaqesues te PS-se ne Kuvendin e Shqiperise nga 11 deputete qe ka i gjithe qarku i kesaj zone. Nje shifer qe ka ardhur vazhdimisht ne rritje pikerisht prej mashtrimit mosvemendjes dhe papergjegjshmerise ndaj problemeve jetike te popullsise se kesaj treve. Dhe kaq e dukshme eshte kjo papergjegjshmeri sa edhe kur Shkodra zhytej cdo dite e me teper ne uje Kryeministri i ketij vendi ne mbledhjen mediatike te qeverise ishte me shume i shqetesuar per mungesen e flamujve ne rruget e Tiranes me rastin e pervjetorit te pavaresise se sa per shkodranet qe kishin filluar luften per mbijetese nga permbytjet edhe kur nga zonat e rrethuara prej ujit erdhi lajmi i zi per nje femije qe nuk mundi ti kaloje 3 muajt Kryeministri i ketij vendi duke anatemuar me fjalor rrugesh kreun e opozites percaktonte masat se si duhet te jete ne te ardhmen protokolli i festave zyrtare edhe per pushtetin vendor. Nga te paktat gjera qe i ka mbetur pa u bere ne kujdesin e tij te vecante

Shakaja si gjithmone e shpelare e z. Olldashi me beri ti kujtoj atij dhe qeverise ne te cilen ben pjese se permbytja e perseritur ne Shkoder eshte nje pasoje dhe pasoja gjithmone e ka nje shkak. Dhe per shkakun tashme jane bindur te gjithe shqiptaret ne menyre te vecante shkodranet ne fytyrat e te cileve keto dite sheh vetem trishtim frike e pasiguri per te ardhmen. Mjafton te hapesh televizorin ne cdo kanal qe te shkon dora apo te shfletosh gazetat kryesore te dites. Pa dyshim ketu ben perjashtim zedhenesi qeveritar i RTSH-se dhe ndonje kanal tjeter qe thith te gjitha reklamat qeveritare. Dhe nuk e kemi fjalen per komentet e gazetareve ne studio apo te derguar ne terren por per zerin e deshperuar te njerezve qe detyrohen te largohen nga shtepite e tyre duke lene pas mundin e djersen e nje jete pronat dhe gjene e gjalle vete shpresen per te ardhmen.

Z. Olldashi ajo qe po ndodh sot ne Shkoder eshte nje krim. Se pari krimi eshte ekonomik per vete demet qe ka shkaktuar dhe faturen ne rritje qe po i kushton ekonomise se mjere shqiptare. Por ju sot duke na kujtuar librarite na kujtuat se krimi eshte edhe kulturor edhe psikologjik e shpirteror. Dhe bashke me rrezikun qe u kanoset cdo cast mijera njerezve krimi merr permasa humanitare.

Z. Olldashi ju i keni kthyer ne show mediatik vajtjet e ardhjet ne Shkoder me mjetet e shpenzimet e shtetit jo si ne te opozites qe gjendemi gjithmone prane njerezve me shpenzimet tona. Madje edhe kur na sakatohen edhe ato pak te ardhura qe marrim nga puna jone ne Kuvend. Dhe kjo nen kujdesin e vecante te znj. Jozefine. Eumlshte vendi tju bejme me dije se edhe mbledhjet e kabinetit qe i keni transferuar ne Shkoder jane bere burim humori e barsoletash nder shkodranet qe nuk ta pertojne edhe pse fati i zi me nje qeveri si kjo e juaja u ka rene mbi krye. Ta kalosh diten kafeneve e mejhaneve ne pjesen e thate te Shkodres aty rreth e rreth bashkise e prefektures ku thuren vecse intriga e vritet koha me pergojime te dalesh para kamerave cdo dy ore duke u marre me shume me opoziten qe shkaktoi katastrofen ky eshte kontributi juaj per zgjidhjen e situates ne Shkoder.

Dhe padyshim qe ne kafene e ne mejhane do ta kalonit diten sepse deren e librarive ju nuk keni si ta dini. Do te ishte lajm nese ju do te hynit ne ndonje librari ne keto dite te zymta ne Shkoder. Madje nese do te ndodhte ate dite mediat nuk do te merreshin me permbytjet por me lajmin e padegjuar deri me sot se z. Olldashi eshte pare te hyje ne nje librari.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›