E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lala, lamtumire sezon!

Bundesliga po shkon drejt mbylljes, por mesfushori shqiptar i Hanover '96, Altin Lala mund ta mbylle me shpejt sezonin ne Gjermani. Hanoveri, ne javen e fundit fitoi ne shtepi, 2-1 kunder Kelnit, por kjo ndeshje mund te jete e fundit per Lalen, sepse nuk ka dale te marten ne stervitje, me ekipin e tij. Ne fakt Lala, nuk eshte aktivizuar per shkak se ndiente dhimbje. Mjeket kane komunikuar se Altin Lala ka pesuar nje demtim, shkalla e te cilit do te mesohet pak dite me vone, pas nje ekzaminimi me te detajuar. Ne rrugen kthimit te tij, ne fazen e pare, Lala ka hasur te marten nje pengese te re. Shqiptari nuk ka dale ne stervitje, per shkak te nje demtimi tjeter, qe pesoi papritur dhe mund ta mbylle ne menyre te parakohshme sezonin me Hanoverin. Ne kete sezon, fati i keq e ka shoqeruar vazhdimisht mesfushorin kuqezi, Altin Lalen. Mesfushori punetor i Hanoverit, Altin Lala eshte aktivizuar vetem dymbedhjete ndeshje per ekipin e tij, gjate ketij sezoni. Lala eshte rikthyer ne fushe, pas nje operacioni qe kreu ne shpine, qe e mbajti disa muaj larg fushes. Pas fitores 3-0, ne 11 mars kunder Hamburgut, lojtari i kombetares shqiptare i ishte rikthyer formacionit baze, por kur po riaftesohet plotesisht ai eshte demtuar serish dhe mund t'i thote lamtumire, ketij sezoni. Ne baze te afatit te rikthimit, do te mesohet nese Lala do te jete apo ajo i gatshem qe te luaje me kombetaren tone ne 6 qershor, kunder Portugalise. Kapiteni kuqezi mungoi ne disa nga ndeshjet e kaluara, eliminatore te Kupes se Botes, "Afrika e Jugut 2010", per shkak te demtimit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›