E Shtunë, 31 Tetor 2026

Federata e Mundjes, reagon pas perjashtimit te sportisteve

Kryesia e Federates Shqiptare te Mundjes pati ne rend te dites analizen per situaten e krijuar nga ish-drejtuesit e KOSH-it, lidhur me perjashtimin e disa sportisteve olimpiste dhe nje sere shkeljesh te tjera te demshme, ne kurriz te sportit te mundjes dhe sportit shqiptar ne pergjithesi, FSHM mban kete qendrim:

Ne vijim te veprimeve te tyre antiligjore, antishqiptare dhe jashtezakonisht te demshme per sportistet dhe sportin shqiptar, ish-drejtuesit e KOSH-it, Hysen Domi dhe Stavri Bello, kane ndermarre veprime absurde, antiligjore, te demshme, ne nje kohe kur nuk i ushtrojne me funksionet e tyre. "Perjashtimi" i mundesit olimpist, Elis Guri dhe i atletes, Klodiana Shala, edhe pse ne menyre te paligjshme dhe jashte cdo kompetence te shtetasve, Stavri Bello dhe Hysen Domi, ne bashkepunim me kandidatin per deputet, Fidel Ylli, cilesohet si nje shenje e kobshme dhe tregues i frymes olimpike te ketyre njerezve. Komuniteti i Mundjes mbareshqiptar, shprehet ne mbrojtje te ketyre sportisteve medaliste, te cilet ne vend qe te stimulohen dhe te inkurajohen per punen e tyre te palodhshme, perkundrazi marrin damken e te denuarve dhe te perjashtuarve ne menyren me hakmarrese dhe abuzive. Sporti duhet te largohet nga fryma qe mbjellin ish-drejtuesit e KOSH-it. Keqinformimi i Komitetit Olimpik Nderkombetar dhe shfrytezimi i mirebesimit te Komitetit Olimpik Nderkombetar, i cili ne kushte te njoftimit te paligjshem te KOSH-it, ka ndaluar te garojne mundesit e delagacionit shqiptar, nder te cilet edhe olimpisti, Sahit Prizreni, ne Kampionatin Evropian te Mundjes, qe eshte zhvilluar ne Lituani. Ne kete gare, delegacioni shqiptar eshte paraqitur konform rregullave dhe nuk ka mundur te marre pjese, vetem si pasoje e veprimeve te ish-drejtuesve te KOSH-it, Hysen Domi dhe Stavri Bello , te cilet kane paraqitur nje sere kerkesash qe te mos lejonin delegacionin shqiptar per te marre pjese ne gare. Kete veprim e konsiderojme antishqiptar, te paligjshem dhe vetem ne dem te sportit. FSHM do te kerkoje marrjen e masave ndaj ketyre keqberesve, te cilet po i shkaktojne deme te jashtezakonshme sportit shqiptar. Aktualisht jemi ne dialog te vazhdueshem me Komitetin Olimpik Boteror dhe me Federaten Boterore te Mundjes, per te zgjidhur situaten dhe per te marre masat e nevojshme, per mosperseritje, ne te ardhmen, te episodeve te tilla. Komuniteti i Mundjes, ofron bashkepunimin me organet e reja te KOSH-it, te zgjedhura me date 20.03.2009, dhe garanton opinionin publik se do te denoncoje cdo abuzim apo veprim te demshem, per sportistet dhe per sportin shqiptar.

Avni Hasa

Sekretar i Pergjithshem i FSHM


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›