Lala, më afër Bayernit

Altin Lala dita-ditës po afrohet më shumë me Bayern Munichun. Në fakt, mesfushori shqiptar gjatë verës pritet t’i bashkohet ekipit të dytë të gjigantit bavarez, i cili do të udhëhiqet nga legjenda e këtij ekipi, Mehmet Scholl, i cili do ta marrë pozitën të cilën aktualisht e mban trajneri Andries Jonker.
Bayerni II planifikon të koncentrohet në veteranë. Pasi e mori Tobias Schweinsteigerin, ekipi gjerman kërkon edhe Altin Lalën (36) e Stefan Buck (31).
“Bisedimet po shkojnë mjaft mirë. Kjo ide e ka tërhequr Altinin. Ky transferim do t’u konvenonte të dyja palëve”, ka thënë këshilltari i futbollistit shqiptar Harun Arslan, i cili po ashtu është këshilltar edhe i selektorit të Gjermanisë, Joachim Loew.
Aktualisht ish përfaqësuesi shqiptar është futbollisti më i vjetër në Bundesligë. Ai mund të nënshkruajë kontratë njëvjeçare me Bayernin II.