E Diel, 1 Nëntor 2026

Arsenali mund të shuajë shpresat e Cityt

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka pranuar se shpresat e skuadrës së tij për të fituar titullin në Premierligë mund të shuhen, nëse mposhtet nga Arsenali të dielën.

Nëse Manchester United mposht QPR-n në Old Trafford në fundjavë, skuadra e Mancinit do të jetë tetë pikë prapa tij para përballjes në Emirates Stadium. City nga fillimi i vitit është mundur në udhëtime nga Sunderland, Everton dhe Swansea.

Dhe italiani është i bindur se shpresat për ta zënë kampionin në fuqi do të shuhen, nëse skuadra e tij pëson disfatë nga Arsenali, që ka fituar shtatë prej tetë ndeshjeve të tij të fundit.

I pyetur nëse humbja do të përfundonte ambiciet e tyre për titull, Mancini pranoi: “Nëse humbim në Arsenal dhe United mposht QPR-në, po”. 47 vjeçari ka krijuar një shprehi të parashikimit të rezultateve, por ai gaboi kur deklaroi se United do të humb pikë në Blackburn të hënën.

Megjithatë, ai shpreson që skuadra e tij të ketë ende gjasa të luftojë për titull. “Nëse United fiton të gjitha ndeshjet e mbetura, urime, e meritojnë titullin. Por, në futboll ju gjithmonë mund të besoni”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›