E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lala mungon për Hanoverin dhe Shqipërinë

- Në luftën për një vend në Kupën Intertoto, Hanover 96 do t'i duhet të luajë të shtunën, në ndeshjen kundër Nurnbergut pa Altin Lalën. Sipas Kicker.de, kapiteni i skuadrës nga Saksonia e Poshtëme ka probme me pulpën dhe nuk ka marrë pjesë në stërvitje të mërkurën.
Lala ka munguar në ndeshjet e finale të kampionatit. Në javën e 29, Lala mungoi për të kuqtë për shkak të pezullimit me kartona, në të 30-tën ishte i dëmtuar në ndeshjen kundër Mënshengladbahut. Në fundjavën e kaluar mesfushori ishtë në bankinë në ndeshjen kundër Arminias.
Ndërkohë mësohet se faqja shqiptare futbolli.com ka arritur të kontaktojë me Lysjen Nurishmin, zëdhënësin e FSHF-së, ku ka marrë konfirmimin se Lala do të mungojë në ndeshjen miqësore kundër Anglisë B.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›