E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lorik Cana: “Ndihem mirë te Marseja”

- Gjatë një interviste të dhënë për revistën sportive franceze "Onze Mondial", Lorik Cana e kë përshkruar me krenari përparimin e tij qysh kur mbërriti te Marseja nga Paris Sën Zhermeni.
Cana konfirmoi vullnetin e tij për të qendruar edhe sezonin e ardhshëm te Marseja dhe sidomos dëshirën e tij për të luajtur në Ligën e Kampioneve: "Nëse nuk do të besoja te ky klyb (Marseja), nuk do të vija atje kurrë. Dhe rruga ime, këtu më provon se kam bërë një zgjedhje të mirë. Loja ime ka progresuar, edhe pse do të doja të shënoja pak më shumë. Konteksti marsejez është special,, por unë ndihem mireë atje. Mënyra ime e zhvillimit më pëlqen. Kur ke shpirtin e liderit në jetë, do ta kesh edhe në terren".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›