E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria në FIFA: shtohen pikët, zbresim vendet

- Shqipëria bëri një hap prapa në renditjen botërore të FIFA-s për muajin maj 2007. Tani ndodhemi në vendin e 78 në raport me vendin e 77 të muajit prill, edhe pse Shqipëria nuk ka luajtur asnjë ndeshje, qysh prej barazimit me Bullgarinë (28 mars 2007).
Cudia e kalkulimeve është se Kombëtarja shqiptare ka marrë edhe një bonus prej 6 pikësh dhe tani kemi grumbulluar 412 pikë. Renditja më e mirë e Shqipërisë me sistemin e ri të llogaritjes është ajo e muajit gusht 2006, kur ndodheshim në vendin e 62.
Shqipëria ndodhet menjehërë pas Austrisë që ka zbritur dy vende (77, 420 pikë). Pas vendit tonë në renditjen botërore ndodhet Iraku, që ka ngjitur zbritur gjithashtu një vend (79, 402 pikë).
Në grupin tonë, Holanda vazhdon dominimin me vendin e 6-të më të mirë në botë (1302 pikë), Rumania ka zbritur një vend (15, 930 pikë); Bullgaria është ngjitur dy vende dhe tani renditet e 36-a (705 pikë); Bjellorusia është një vend më poshtë, e 64-ta (479 pikë). Sllovenia ka "ngecur" sërish në vendin 76 me 422 pikë.
Luksemburgu ka zbritur 1 vend dhe tani rendit në vendin e 178-të me 38 pikë.
GRUPI G, RENDITJET E MUAJIT MAJ 2007
6. Hollanda 1302 pikë (0)
15. Rumania 930 pikë (-1)
36. Bullgari 695 pikë (+2)
64. Bjellorusia 479 pikë (-1)
76. Sllovenia 422 pikë (0)
77. Shqiperia 406 pikë (-1)
177. Luksemburgu 38 pikë (-1)
RENDITJET E VITIT 2007 PËR SHQIPËRINË
* Maj, vendi i 78
* Prill, vendi 77
* Mars, vendi 88
* Shkurt, vendi 87
* Janar, vendi 86

Albania-sport.com

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›