E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drogba dhe Cana, bashkë në sezonin e ri?

- Sulmuesi i Celsit, Didier Drogba mund të jetë shok skuadre me shqiptarin Lorik Cana sezonin e ardhshëm.
Drogba lëshoi disa sinjale drithëruese duke lënë të nënkuptohet se mund të largohet nga "Stamford Bridge". Sulmuesi i Kombëtares së Bregut të Fildishtë tha: "Unë jam lojtar i Celsit. Unë kam patur eksperienca të mira në Francë dhe tani në Angli, por unë jam një njeri që pëlqej ndryshimet, kështu që nuk mund te hedh poshtë një aventurë të re". "Mendimet e mia nuk kanë të bëjnë me Zhoze Mourinjon dhe kjo nuk na pengon ne të kemi marrëdhënie të mira". Gjatë kësaj jave presidenti i Marsejës, Pape Diouf u detyrua të hidhte poshtë spekulimet në rritje për një interesim të tij për Drogbanë. Albania-sport.com

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›