Çfarë terslleku, edhe Toski i dëmtuar

Duket se të gjithë lojtarët shqiptarë që luajnë në Gjermani kanë të njëjtin fat. Jo vetëm Skela (në dyshim kundër Mënshengladbahut) e Lala (i pezulluar kundër Shalkes), por edhe talenti kosovar i Eintrahtit të Frankfurtit nuk do të jetë në dispozicion të ekipit të tij për ndeshjen e Kupës së Gjermanisë kundër Hansa Rostokut.
Mesfushori sulmues 20-vjecar, i konsideruar si Mikael Balaku i ri, u dëmtua në minutën e 35-të të ndeshjes kundër Shalke 04 në Bundesligë. "Ai (Toski) duhet të pushojë tre-katër ditë dhe nuk do të luajë edhe të dielën kundër Arminia Bielefeldit", - tha trajneri Funkel, i cili shtoi se kundër Hansës së Bundesligës 2, Eintrahti i tij do të luftojë për fitore nga minuta e parë.