E Diel, 1 Nëntor 2026

Lamallari: Me dronë, radarë dhe mjete inteligjente, monitorim në kohë reale i akseve rrugore

TIRANË, 21 gusht /ATSH/ Policia e Shtetit po intensifikon monitorimin e akseve rrugore në të gjithë vendin përmes përdorimit të teknologjive moderne, me synim evidentimin e shkeljeve dhe parandalimin e aksidenteve.

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, u shpreh sot se monitorimi po kryhet përmes dronëve, radarëve dhe mjeteve inteligjente, të cilat mundësojnë ndjekjen në kohë reale të situatës në rrugë.

“Me dronë, radarë, mjete inteligjente dhe teknologji moderne, Policia e Shtetit po monitoron në kohë reale akset rrugore për të evidentuar shkeljet dhe për të parandaluar aksidentet”, u shpreh Lamallari.

Ministri theksoi se respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor është një detyrim për të gjithë përdoruesit e rrugës.

“Rregullat e qarkullimit nuk janë me zgjedhje, por detyrim për t’u respektuar nga të gjithë. Kështu mbrojmë veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës”, tha Lamallari.

Policia e Shtetit vijon kontrollet dhe monitorimin e akseve rrugore, veçanërisht në periudhat me fluks të shtuar të lëvizjeve, me fokus parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore.

/gj.m/j.p/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›