E Diel, 1 Nëntor 2026

Lamallari me prefektët e 12 qarqeve: Komunikim më profesional dhe zgjidhje konkrete për qytetarët

TIRANË, 29 gusht/ATSH/  Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, theksoi rëndësinë e komunikimit profesional dhe të shpejtë të administratës publike me qytetarët, duke kërkuar që çdo shqetësim apo kërkesë për informacion të marrë vëmendjen e duhur.

Në takimin që zhvilloi me Prefektët e 12 qarqeve të vendit, Lamallari përcolli porositë e Kryeministrit Edi Rama për rritjen e standardeve të komunikimit me qytetarët.

“Shumë qytetarë i drejtohen institucionit të Prefektit, çdo ditë në kërkim të shërbimeve të ndryshme apo një përgjigjeje”, u shpreh Lamallari.

Sipas ministrit, çdo punonjës në shërbim të qytetarëve duhet të garantojë një komunikim “sa më profesional, korrekt, të besueshëm dhe të shpejtë”.

“Çdo shqetësim apo kërkesë për informacion i qytetarëve meriton vëmendje dhe ne kemi detyrimin të përgjigjemi dhe japim zgjidhje”, theksoi ai.

Lamallari nënvizoi se besimi i qytetarëve te institucionet ndërtohet përmes dëgjimit dhe zgjidhjeve konkrete.

“Besimi ndërtohet aty ku qytetari ndihet i dëgjuar dhe ku institucionet veprojnë me zgjidhje konkrete”, deklaroi ministri.

Ai shtoi se ky standard duhet të udhëheqë punën e çdo punonjësi të administratës publike në të gjithë vendin.

1 nga 4

/e.xh/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›