Aksidenti tragjik në Itali, Berisha mesazh ngushëllimi kryeministrit Letta
TIRANE - Kryeministri Sali Berisha i ka dërguar një telegram ngushëllimi Kryeministrit Italian Enrico Letta, ku i shpreh ngushëllimet për humbjet e jetëve njerëzore në aksidentin tragjik të ndodhur pak ditë më parë në afërsi të qytetit të Avellinos.
Në mesazhin e tij kryeministri shprehet, “Me keqardhje të thellë kam mësuar për aksidentin tragjik të rrëzimit të autobusit të pasagjerëve në afërsi të qytetit Avellino, si pasojë e të cilit humbën jetën 38 qytetarë e u plagosen disa të tjerë.
"Në këto çaste hidhërimi e dhimbjeje të madhe, vijon mesazhin e tij Kryeministri Berisha, në radhë të parë për familjet e viktimave, por edhe për ju, qeverinë tuaj e popullin italian ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta e të qeverisë shqiptare dhe ndjenjat më të thella të solidaritetit njerëzor për humbjet e jetëve njerëzore, si dhe urimet për shërimin e plotë e të shpejtë të të lënduarve.
"Shqiptarët u bashkohen lutjeve tuaja që shpirtrat e viktimave të kësaj tragjedie të rëndë të gjejnë paqen e amshuar. Me sigurimet e konsideratës dhe të respektit më të lartë”, përfundon mesazhi i kreut të qeverisë.
(er.nu/BalkanWeb)