E Diel, 1 Nëntor 2026

Kolegji Zgjedhor pranon kërkesën e PS, ndan mandatet në qarkun e Gjirokastrës

TIRANE – Kolegji Zgjedhor vendosi të shqyrtojë kërkesë/padinë e Partisë Socialiste për shpërndarjen e mandateve të deputetëve, në kushtet kur KQZ-ja nuk mund të bëjë certifikimin e zgjedhjeve për shkak të mungesës së kuorumit të nevojshëm prej 5 anëtarësh.

Mbi bazën e kërkesës së bërë nga PS-ja, Kolegji Zgjedhor pritet të bëjë dhe aktin e fundit të përmbylljes së procesit zgjedhor, pasi të shqyrtojë rast pas rasti të 12 kërkesë/paditë e paraqitura nga PS për shpërndarjen e mandateve në 12 qarqet e vendit.

Trupa e Kolegjit bëri sot ndarjen e mandateve për qarkun e Gjirokastrës, duke konfirmuar ndarjen 3 me 1 në favor të Aleancës Për Shqipërinë Europiane, kundërt Aleancës për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim.

QARKU GJIROKASTER
PS – 3 deputetë – Arben Ahmetaj, Erion Veliaj, Anastas Angjeli
LSI – 1 deputet – Vangjel Tavo
PD – 1 deputet – Genc Ruli

Përfaqësuesi i PS-së, Koli Bele kërkoi që Kolegji t’i shqyrtonte së bashku kërkesat për 12 qarqe, me argumentin se kanë të njëjtin objekt. Por kërkesa e tij u rrëzua nga trupa e Kolegjit.

I pranishëm në seancën gjyqësore, përfaqësuesi i PD-së Ivi Kaso kërkoi pushimin e padisë së PS-së, pasi tij është paraqitur para kohe.
“KQZ sot kishte duhet ta merrte vendimin, por nuk u arrit që të merrej një vendimmarrje. Mbledhja është zhvilluar në orën 12:00, por PS nuk mund ta bënte para dy ditësh këtë kërkesë. PS nuk mund ta merrte të garantuar faktin se KQZ nuk do të mund ta merrte këtë vendim. Jemi investuar në mënyrë paraprake dhe paragjykuese për KQZ-në.”- deklaroi Kaso.

(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Ndarja e mandateve, Lleshi: KQZ nuk ka kuorumin e nevojshëm për vendim

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›