E Diel, 1 Nëntor 2026

PD: Rama nuk ngriti ministri për emigracionin, të kërkojë falje për talljen

vorpsiTiranë- Partia Demokratike ka akuzuar Edi Ramën se nuk mbajti premtimin për krijimin e një ministrie të emigracionit.

Shqiptaret po e kuptojnë çdo e me shume se Edi Rama s’ka ndërmend te mbaje asnjë premtim qe u dha qytetareve para 23 qershorit. Mes shume premtimeve prej te cilave ka hequr dore është dhe ngritja e një ministrie te veçante për emigracionin.

Por jo vetëm kaq Edi Rama gënjeu publikisht duke deklaruar se nuk e ka premtuar një gjë te tille. Edi Rama mashtroi  ne këtë mënyre rreth 1 milion qytetare qe punojnë dhe jetojnë jashtë teritoritorit shqiptare , duke faktuar se për te interesi I vetëm është karrigia kryeministrore dhe jo tu shërbeje qytetareve.

Edi Rama u tha mediave se e kane ngatërruar me partine e Çameve!,-tha zëdhënësja Laura Vopsi.

Partia Demokratike i drejtoi edhe një pyetje publikisht pyetje zotit  Rama: A keni deklaruar ju zoti Rama per gazetat shqiptare te Athinës  citoj: ”Kemi premtuar ngritjen e një ministrie të vecantë për emigracionin, ministri në të cilën do të punësohen elementë të spikatur prej emigracionit?!

Me e pakta qe mund te bëni sot zoti Rama është tu kërkoni  ndjese emigranteve shqiptare për talljen dhe fyerjen publike qe ju bëtë pa u mandatuar ende si kryeministër.

Tu kërkoni ndjese mediave qe u fyet publikisht kujtesën  dhe profesionalizmin e tyre. Shqiptaret po e kuptojne çdo dite se mazhoranca e 23 qershorit u ndërtua mbi mashtrimin dhe se për kryeministër do te kenë nje gënjeshtar qe si interes te vetem ka ate personal!,-përfundon deklarata e PD-së.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›