Makinë në flakë përpara kryeministrisë
Një automjet ka marrë flakë para godinës së kryeministrisë, ndërsa drejtuesi i mjetit ka arritur të largohet nga mjeti. Rreth orës 11:07 minuta, automjeti tip Golf III ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur brenda pak minutash. Kanë qenë forcat e zjarrfikëseve që kanë mbërritur në kohë dhe kanë lokalizuar flakët e zjarrit.
Drejtuesi i mjetit, Genci Çuçi, tha për News24 se ngjarja ndodhi krejt rastësisht.
Isha duke ecur me makinë kur pashë që po nxirre tym tek motori dhe u detyrova të parkoj dhe ta fik makinën. Por flakët u ndezën aq shpejt sa nuk arrita të marr as laptop-in që kisha brenda sepse u nxeh aq shumë sa u detyrova të largohem, u shpreh Çuçi. Drejtuesi shpjegoi se gjithçka mund të ketë ndodhur për shkak së vapës së madhe dhe se ngjarja mund të cilësohet aksidentale.


