E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lame: Urgjenca e "hajdutëve" nëqeveri, ndërtime në Nartë

Të tjera rreth shkrimit Rama shpall emergjencën kombëtare TIRANË –  Artan Lame nga selia e PS-së ka denoncuar sot vendimarrjen abuzive të qeverisë mbi zonat e mbrojtura dhe parqet e vendit në këto ditë të ikjes së qeverisë nga pushteti. “Po veprohet me urgjencën e hajdutëve të ditës së fundit, po vrapohet me urgjencë për në Nartë për t’i ndryshuar statusin kësaj zone dhe për t’I hapur rrugën ndërtimeve brenda saj. Pjesë e kësaj vendimarrjejejpo bëhet edhe Agjensia për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave, e cila, pasi fjeti për 8 vjet, u kujtua të shpërndajë prona poshtë e përpjetë”.

Ky qëndrim i Lames vjen jo më larg se një ditë pasi kryeministri I ardhëshëm Rama shpalli emergjencën kombëtare lidhur me ndërtimet e paligjshme që po gërryejnë vendin si një “kancer agresiv”.

Problemi që ka marrë përmasa të mëdha ka nixur Ramën të njoftojë dje, që me marrjen e qeverisë në shtator, të nisë menjëhërë shembjen e ndërtimeve abuzive në bregdet.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›