Varrezat e makinave, vijon zhvendosja e tyre

Tashmë kur afati i vendosur nga Ministria e Mjedisit është i skaduar, situata me varrezat e makinave ka ndryshuar.
Për të shmangur pasojat që sanksionon ligji, pronarët kanë bërë zhvendosjen larg rrugës nacionale të qindrave atomjeteve jashtë përdorimit.
Ministria e mjedisit ka konstatuar se gjatë një inspektimi të bërë 80 % e poseduesve të këtyre varrezave kanë zhvendosur pjesët motorrike në një hapësirë të licenuar 1 km larg rrugës ose në magazina.
Nëse në datën 8 tetor, varrezat nuk janë zhdukur Ministria e mjedisit dhe ushtria do të ndërhyjnë.
Në rast refuzimi për zhvendosje , Ministria e Mjedisit konfiskon këto pjesë motorrike duke u lënë të drejtë pronarëve të ankimojnë në Ministri apo gjykatë për të vendosur mbi fatin e biznesit të tyre.