Lampard: Do të luaj deri 40 vjeç

Nga Express më 06 prill 2011 në ora 21:10
Frank Lampardit nuk po i shkon fare në mend që t’i vendosë këpucët në gozhdë. Mesfushori anglez dëshiron të luajë sa më shumë që të jetë e mundur, ndoshta derisa t’i mbushë 40 vjet.
“Do më pëlqente të luaja në këtë nivel edhe për shumë kohë. Me përgatitje të mirë, mund ta bëj këtë. Janë lojtarë si Giggs, Scholes e Maldini që e kanë shfaqur formën e tyre më të mirë pikërisht në vitet e fundit të karrierës. Unë dëshiroj t’i imitoj ata”, theksoi 33 vjeçari për ueb faqen zyrtare të Chelseas.