E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrihet marrëveshja për tejkalimin e krizës politike

Nga Express më 06 prill 2011 në ora 21:29

(E plotesuar) Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se është arritur marrëveshja ndërmjet pozitës dhe opozitës për daljen e vendit nga kriza politike.

Ai këto komente i bëri të mërkurën mbrëma në një konferencë të përbashkët për media me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, Behgjet Pacollin dhe ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë Christopher Dell.

Zyrtarizohet marrëveshja Pozitë-Opozitë

Sonte në orën 21:00, në ambientet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, do të zyrtarizohet marrëveshja e arritur mes pozitës dhe opozitës për çështjen e Presidentit, zgjedhjet e parakohshme dhe ndryshimet në ligjin zgjedhor.

Ashtu sikurse ka raportuar të mërkurën Gazeta Express, marrëveshja është arritur të martën në parim, derisa detajet janë finalizuar sot gjatë ditës në takimet që ka zhvilluar Ambasadori i SHBA’së në Kosovës, Christopher Dell me Kryetarin e PDK’së, Hashim Thaçin dhe atë të LDK’së, Isa Mustafën.

Detajet e marrëveshjes do të mësohen pas pak çastesh. Pritet që në konferencën për media të marrin pjesë të gjithë protagonistët e negociatave të dy ditëve të fundit të zhvilluar në Ambasadën Amerikane.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›