Lampard: Dua Kupën e Botës
Me anë të një deklarate në mediat britanike, Lampard u përpoq të ulë në maksimum impaktin e skandalit “Terri”. Ai pranoi se kjo çështje ka lënë disa gjurmë në ekipin kombëtar dhe sipas lojtarit të Çelsit, kjo u pa në miqësoren me Egjiptin mbrëmjen e të mërkurës në “Uembli” (gjatë ndeshjes u dëgjuan herë pas here thirrje pakënaqësie nga tifozët në stadium).
“Për mendimin tim ai luajti si zakonisht, bëri atë që di të bëjë gjithmonë. Në fillim publiku shprehu disa herë pakënaqësinë e vet, por më pas e kuptoi se nëse dëshiron që kombëtarja të ecë përpara, duhet të jenë me lojtarët dhe t’i mbështesin ata”, theksoi mesfushori anglez.
Më tej numri 8 i kombëtares ishullore shpalosi synimet e tij në lidhje me Kampionatin Botëror të Afrikës: “Ne të gjithë duam të ecim sa më mirë në Kupën e Botës dhe personalisht dëshiroj ta fitoj këtë titull. Ka shumë gjëra që vijnë e shkojnë, të cilat duhen lënë mënjanë. Për një futbollist kryesor është futbolli. Nëse qëndrojmë të gjithë bashkë, do të japim më të mirën në fushën e lojës. Kupa e Botës është më e madhe se secili prej nesh”.