Disku 500 GB se shpejti ne laptope
Hitachi Global Storage Technologies ka njoftuar se me produktin e tij me te ri, e ka ngritur kufirin e kapacitetit te disqeve 2.5-inc, te cilet zakonisht i gjejme ne laptope. Hitachi Travelstar 5K500 vjen ne dy variante te kapacitetit - me 400 apo me 500 GB hapesire per te dhenat, dhe eshte gjenerata e katert e disqeve te kesaj kompanie, e cila do te perdore teknologjine e shenimit perpendikular magnetik.
Disqet permbajne edhe teknologji te avancuara, te cilat mundesojne mbikeqyrjen e jetegjatesise se tyre, sic eshte edhe teknologjia per mbrojtjen nga dridhjet - Rotational Vibration Safeguard (RVS), e cila sherben si sistem i hershem i mbikeqyrjes se punes se diskut - si dhe paralajmerimit me kohe, kur i njejti do te pezulloje degjueshmerine.
Kompania ASUS e para e ka paralajmeruar integrimin e ketyre disqeve ne laptopet e saj, modelet M50 e M70, e si produkt i pavarur Travelstar 5K500.Produkti do te hidhet ne treg ne muajin shkurt te ketij viti.