Trupi i njeriut burim energjish ne Suedi
Nxehtesia te cilen e lirojne trupat e mijera njerezve qe perdite kalojne neper stacionin qendror hekurudhor te Stokholmit, do te perdoret per ngrohjen e nje ndertese e cila eshte duke u ndertuar ne afersi te saj, kane lajmeruar iniciatoret e ketij projekti. "Aq shume njerez kalojne neper stacionin qendror dhe ne deshirojme qe nje pjese te nxehtesise qe lirojne trupat e tyre ta perdorim per ngrohjen e nderteses se re", eshte shprehur perfaqesuesi i kompanise per menaxhimin. Neper stacionin hekurudhor te Stokholmit cdo dite kalojne rreth 250.000 njerez. "Te gjithe njerezit prodhojne nxehtesi. Ne vend qe te hapim dritaret dhe te lejojme qe ngrohja te dali nga to, ne do ta grumbullojme ate nepermes sistemit ventilues", ka pohuar ai. Nxehtesia e prodhuar nga trupat e njerezve do te perdoret per ngrohjen e ujit, e cila me pas do te kanalizohet deri tek ndertesa e re shumekateshe, ndertimi i se ciles do te mbaroje ne fillim te vitit 2010. Ne ndertese do te vendosen hapesira tregtare, nje hotel i vogel dhe dyqane. "Behet fjale per nje teknologji te vjeter e cila perdoret ne menyre te re, por me sa dihet askush nuk e ka perdore kete teknologji ne kete menyre", ka pohuar perfaqesuesi i kompanise, duke theksuar se sistemi i ri do te mundesoje uljen e shpenzimeve te ngrohjes deri ne 20%.
Vendosja e sistemit nuk do te jete e komplikuar, perderisa vendosja e gypave dhe pompave do te kushtojne rreth 200.000 kruna suedeze (21.200 euro). Per nje ndertese aq te madhe, ndertimi i se ciles do te kushtoje disa qindra milione kruna kjo nuk eshte edhe ndonje shume e madhe, ka vleresuar perfaqesuesi i kompanise per menaxhimin e pasurive te patundshme.