Bresciano në Al Nassr

Mesfushori i Kombëtares australiane, Mark Bresciano ka arritur marrëveshje për transferim te klubi nga Arabia Saudite, Al Nassr. Kontrata e 30 vjeçarit me klubin italian Palermo ishte paraparë të skadojë muajin e ardhshëm dhe kjo i mundësoi atij të largohet si futbollist i lirë.
“Kontrata vlen dy milionë euro dhe është marrëveshje dyvjeçare”, tha një zëdhënës i Al Nassr për agjencinë e lajmeve AP. Bresciano ka bërë mbi 50 paraqitje për Australinë, ndërsa në Al Nassr do t’i bashkohet ish trajnerit të tij nga Palermo, Walter Zenga.