Lamtumira e Evropës si një fuqi e madhe

Rimëkëmbja e Evropës do të jetë e dobët në terma absolutë dhe relativë. Evropa tani është ekonomia më e madhe në botë, pak më e madhe se Shtetet e Bashkuara, por nuk do të jetë për kohë të gjatë
Nga Richard Haass*
Është më tepër sesa ironike që NATO-ja është
përkushtuar për të përcaktuar një koncept të ri strategjik, pikërisht në
momentin kur marrëdhëniet transatlantike konsiderohen si më pak të afërta që
nga vitet 1930.
y zhvillim, në njëfarë mase, pasqyron suksesin e Evropës. Ndërsa Evropa ishte
arena qendrore në pjesën më të madhe të shekullit 20 dhe një teatër kryesor për
të dyja luftërat botërore dhe luftën e ftohtë, ajo tani është kryesisht në
paqe.
Çarja franko-gjermane është zëvendësuar nga një integrim më i gjerë i
kontinentit brenda Bashkimit Evropian, me Francën dhe Gjermaninë në thelbin e
tij. Evropa është në një masë të madhe e kompeltuar dhe e lirë. Çfarë ndodh
brenda saj, nuk do t përcaktojë harkun e shekullit 21.
Por, humbja e rëndësisë e Evropës gjithashtu pasqyron dështimet e saj. Projekti
evropian po rrëzohet. Greqia është problemi më i theksuar, i nxitur nga vetë
moskokëçarja e saj dhe lidershipi i dobët evropian, që ka lejuar të veprojë
përtej mundësive dhe ti shkelë kushtet, nën të cilat është vendosur euroja.
Kriza u përkeqësua nga ngurrimi gjerman dhe fillimisht nga përgjigjet e
ndrojtura të institucioneve dhe qeverive evropiane. Dhe, euro mund të jetë një
nga viktimat.
Tashmë ka shenja se kriza po përhapet në vende të tjera, të cilat janë duke
vuajtur nga falimentimi. Pakoja e shpëtimit prej 750 miliardë eurosh, që u
miratua këtë javë, do të blejë kohë, por nuk do ta adresojë falimentimin në
thelb.
Rimëkëmbja e Evropës do të jetë e dobët në terma absolutë dhe relativë. Evropa
tani është ekonomia më e madhe në botë, pak më e madhe se Shtetet e Bashkuara,
por nuk do të jetë për kohë të gjatë.
Edhe para kësaj krize ekonomike, Evropa ishte dobësuar nga krizat politike.
Shumë evropianë kanë qenë të preokupuar me rishikimin e institucioneve
evropiane, por refuzimet e njëpasnjëshme të Traktatit të Lisbonës tregojnë se
një Evropë e bashkuar nuk është më në imagjinatën e shumë banorëve të saj.
Pas kësaj është edhe realiteti i zymtë që evropianët kurrë nuk i janë
përkushtuar Evropës, kryesisht për shkak të ndikimit të vazhdueshëm të
nacionalizmit.
Nëse evropianët do të ishin seriozë për të qenë fuqi kryesore, do ti këmbenin
ulëset që britanikët dhe francezët kanë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të
Bashkuara me një ulëse për evropianët. Por, kjo nuk ka gjasa të ndodhë.
Rrëshqitja e Evropës manifestohet edhe ushtarakisht. Disa shtete evropiane janë
të gatshme të investojnë edhe 2 për qind të buxheteve të tyre për mbrojtjen.
Dhe, ajo në çfarë ata i shpenzojnë paratë, ka pak kuptim.
Koha dhe demografitë nuk do ta përmirësojnë situatën. Nga mesi i shekullit,
përqindja e evropianëve mbi moshën 65-vjeçare parashikohet të dyfishohet. Shumë
më pak do të jenë për moshë ushtarake; një numër i vogël do të punojë për
pensione.
Historia ka vendin e vet këtu. Lidhjet SHBA-Evropë dhe NATO-ja ishin destinuar
të bëhen më të dobëta, duke i dhënë fund luftës së ftohtë. Aleancat tentojnë të
formohen dhe të lulëzojnë në periudha të pashmangshme dhe konsensusi mbi
kërcënimet dhe obligimet.
Kombinimi i të metave ekonomike, botëkuptimi i ngushtë politik dhe limitet
ushtarake do ta përshpejtojnë këtë rrëshqitje transatlantike. Një Evropë e
dobët do të ketë një zë më të ulët dhe një rol më të vogël.
NATO-ja nuk do të jetë më partner i përzgjedhur për politikën e jashtme
amerikane. Në vend të kësaj, Shtetet e Bashkuara do të krijojnë koalicione, të
gatshme për tu marrë me sfida të veçanta.
Këto grupe do ti përfshijnë ndonjëherë vendet evropiane. Por, SHBA-të rrallë
do ta shohin NATO-n apo Bashkimin Evropian si një. Edhe para se të fillojë kjo,
koha e Evropës si fuqi kryesore botërore në shekullin e XXI-të, duket të ketë marrë
fund.
(*) Financial Times
English Version