Është koha të hapim një rrugë të re

Është koha që të hapim një rrugë të re, është koha që të bëjmë transparencë që rruga e re të hapet. Është koha që të gjithë bashkë të kuptojmë se kështu nuk vazhdohet më dhe se për të vazhduar kemi nevojë për rregulla të reja, kemi nevojë për një kornizë të re të bashkëjetesës në këtë vend, kemi nevojë që ti nënshtrohemi që të gjithë njësoj Kushtetutës dhe ligjeve të Shqipërisë dhe kemi nevojë që ligjet ti kthejmë nga letra që ja tregojmë Evropës për sa progres kemi bërë, me reformat me detyrim për tu zbatuar nga i pari tek i fundit
Nga Edi Rama*
Fjalën e parë e kam sot për ca drejtues policie, e për ca ta ashtuquajtura forca speciale, që keqpërdorën uniformën e policisë së shteti, sidomos dje. Në gjithë Shqipërinë u bënë protesta paralele me grevën e urisë, e me protestën e madhe të çdo pasditeje në orën 18.00 këtu në bulevard. U bënë në akset kombëtare, në asnjë mënyrë për të bllokuar lëvizjen e qytetarëve, por për të vënë në lëvizje Shqipërinë e bllokuar, demokracinë e bllokuar, drejtësinë e bllokuar, ekonominë e bllokuar. Ishin protesta sensibilizuese, manifestime të rezistencës paqësore. Shfaqje të solidaritetit qytetar me grevistët e urisë. Aty ku policia respektoj protestën dhe protestuesit, gjithçka shkoi normalisht për të gjithë. Ndërsa aty ku drejtues të ndryshëm të policisë, sidomos si dje në Korçë, u sollën harbutërisht, gjërat shkuan keq në radhë të parë për imazhin e policisë dhe për integritetin moral dhe ligjor të saj.
Nuk jam i habitur qe sot nuk pati asnjë shprehje normale apo formale ndjese nga ana e Ministrit të Brendshëm, për sjelljen vandale të policisë dje ndaj Pandeli Majkos, deputet i opozitës dhe dy herë kryeministër i Shqipërisë, si pasojë e harbutërisë të një drejtuesi të policisë.
Dhe të gjithë ata, pa përjashtim, që sot marrin rrogën e shteti për ti shërbyer qytetarëve duke garantuar ligjin, duhet ta fusin mirë në mendje, që një ditë sado e largët, është shumë e afërt. E se gjithçka bëjnë sot, duhet ta bëjnë duke patur parasysh edhe atë ditë. Historia e ka treguar se pushtete që duken se do të jenë aty përgjithmonë, janë pushtet që do të bien shumë më shpjet, sesa pushtete të tjera që duken sikur janë aty përkohësisht. Përkohësisht janë, si në çdo demokraci. Sigurisht që unë nuk them që ministrit të brendshëm duhet ti vijë turp sot që nuk u shpreh për incidentin djeshëm me Pandeli Majkon, sepse ministri i brendshëm i këtij vendi nuk ka sesi të ketë turp, pasi është pikërisht aty ku sduhet se drejtësia nuk është aty ku duhet. E si një njeri që vendin në qeveri e ka në fakt strehë për tu mbrojtur nga drejtësia, për përfshirjen në aferën më të madhe korruptive të këtyre 20 vjetëve të fundit, ky ministër është në fakt shëmbëlltyra më e qartë e këtij pushteti në kërkim.
Turp, nuk ka turp më të madh. Vritet gjimnazistja në klasë, vriten njerëzit me njëri tjetrin dhe nuk ka një komunikatë të menjëhershme për të shpjeguar çka ndodhi, pse ndodhi dhe çfarë po bëhet. Ndërkohë që kemi parë nuk e di sa komunikata dje dhe pardje, vetëm e vetëm për të bërë presion mbi protestuesit e opozitës. Turp.
Ky është një pushtet në kërkim. Ky pushtet ka grabitur votat për të vazhduar të grabisë Shqipërinë. Ky pushtet po e rrënon ekonominë drejt një pike ku ekonomia mund të rrënojë përsëri Shqipërinë. Sot e morën vesh të gjithë që për të hedhur ca para në arkën e zbrazur të shtetit, sa për të shtyrë dhe ca kohë e për të vazhduar të tërhiqet zvarrë, qeveria u kuturis ti shes Bankës së Shqipërisë, Hotel Dajtin. Ose e njëjta gjë, Banka e Shqipërisë u detyruar ti blej Hotel Dajtin qeverisë. Ndërkohë që i pari i qeverisë inauguron kush e di për të disatën herë, fillime e përfundime punimesh të një viti më parë. Duke bredhur me podiumin e fushatës së një viti në më parë, nëpër Shqipërinë që sot një vit pas asaj fushate ka humbur 100 mijë vende pune, ka tretur në hiç qindra miliona euro, në tunelin e shembur të Kalimashit, apo në ato 11 mijë ha të përmbytura të Shkodrës. Ka rritur si asnjëherë në këto 20 vjet brenda një viti, borxhin publik, ka njohur rritjen më të madhe të çmimeve, dhe rënien më ta madhe të fuqisë blerëse, të familjeve shqiptare në këto 20 vjet. Ka hyrë në fazën e një degradimi të përditshëm të shtetit, vetëm për interesa e qëllime të pushtetit.
Flet Sali Berisha për grevën e urisë, thotë se do respektojë të drejtën tonë për të protestuar. Faleminderit por ne nuk kemi dal në protestë për këtë të drejtë, se për këtë nuk e pyet kush zotërinë tënde. Protestën e kemi bërë e do ta bëjmë pa u ndalur. Këtu nën dritaret e zyrës tënde e në të gjithë Shqipërinë, derisa të fitojmë të drejtën elementare të transparencës. Kjo është e drejta që duhet të respektojë Sali Berisha. E për këtë të drejtë, motra dhe vëllezër tanë po shkojnë përditë në spital, pa futur gjë në gojë, pash 13 ditë.
Mirënjohje, respekt, admirim pa kufij për të gjithë ju. Për Ledi Shamkun që na u desh tërë paraditja ta bindnim, që tu bindet mjekëve pas një rëndimi shumë të rrezikshëm. Për çunat sot në spital, të cilët përsërisnin atë që të gjithë përsërisin, padurimin për tu kthyer në çadrën e urisë. Për mjekët dhe infermierët që po ju rrinë në kokë, të habitur përditë e më shumë me analizat që tregojnë vërtetësinë e kësaj greve, e me forcën e këtyre njerëzve të pa ngrënë prej 13 ditësh, të cilët dëshmojnë përmes kësaj greve të pashoqe urie, fuqinë e kurajos qytetare, në një vend ku frika ka hyrë në çdo vend.
E firmosa peticionin e qeverisë kundër grevës, më tha një mjek, sepse jam në bukën e qeverisë. Por jam i çuditur nga vendosmëria e atyre njerëzve e shpirtërisht jam me ta. Në bukë të qeverisë thoshte Çajupi, me shpoti në Shqipërinë e kohës së vjetër. Dhe ne jemi këtu që Shqipëria e kohës re të mos jetë më në bukën e qeverisë. Ne jemi këtu që Shqipëria e kohës së re të mos ketë frikë të fasë me zemër, se humbet pastaj bukën e qeverisë. Ne jemi këtu që Shqipëria e kohës së re, të mos ketë frikë të mendoj me shpirt, se pastaj humbet bukën e qeverisë. Ne jemi këtu që Shqipëria e kohës së re të mos ketë frikë të votojë me zemër e me mendje të lirë, nga frika se e humbet bukën e qeverisë. Ne jemi këtu që Shqipëria e kohës së re të mos jetë në bukën e qeverisë. Por qeveria ti mundësojë çdo shqiptari e shqiptareje që bukën të fitoj me punën e vetë të ndershme dhe për kushtet e punës së vetë ti kërkojë llogari qeverisë.
Ne jemi këtu që të marri fund historia e qeverisë që jep bukën dhe e tregut që nuk jep punën. Që të marri fund historia e Shqipërisë që sot ka aq % të ardhura me BE-në saç kishte në vitin 1910. Aq saç merrnin shqiptarët në vitin 1910 në raport me ata që jetonin në territoret ku sot shtrihet BE-ja, aq marrim sot. Edhe ne këtu, aq marrin sot shqiptarët kudo që janë.
Ne jemi këtu që Shqipëria e kohës së re të mos ketë gjysmën e fuqisë për punë, rrugëve, të varfër, të pashpresë. Ndërkohë që kryeministri që e ndan bukën e qeverisë sipas shërbimeve të secilit për qeverinë, të mos guxojë më të thotë se bota duhet të ka ketë zili meqë kemi atë kryeministër, e meqë jetojmë në një mirëqenie që askush sot nuk e ka, se e gjithë bota qenka në krizë, vetëm ne jo.
Ne jemi këtu që Shqipëria e kohës së re të jetë një Shqipëri që punon, të jetë një Shqipëri që prodhon, të jetë një Shqipëri që krijon mirëqenie duke shfrytëzuar hapësirat e pakufishme të lirisë dhe jo një Shqipëri ku qeveria që i mban me bukë shërbëtorët e vet, kurse të tjerëve ju thotë nuk keni bukë po u morët me mua. Të thotë se në fshatin shqiptar nuk paska asnjë të papunë, se në fshatin shqiptar të gjithë qenkan të vetëpunësuar, se në fshatin shqiptar të gjithë i paskan zgjidhur problemet dhe qeveria nuk ka se çbën tjetër veçse ta regjistrojë fshatin shqiptar si problem të zgjidhur.
Motra