Lamtumira e fundit trupi i Simoncellit ne Coriano

Italia përgatitet t’i japë lamtumirën e fundit Marco Simoncelli, pilotit 24-vjecar që humbi jetën në mënyrë tragjike të dielën gjatë garës për Cmimin e Madh të Malajzisë në MotoGP. I shoqëruar nga babai dhe e fejuara, arkivoli me trupin e Simoncellit ka mbërritur në orët e para të mëngjesit të së martës në aeroportin e Fiumicinos në Romë, ku është pritur me duartrokitje nga punonjësit dhe pasagjerët e pranishëm.
Në të njëjtin avion ka qenë dhe shoku i tij më i mirë Valentino Rossi. Shatë herë kampioni i botës në MotoGP, bashkë me amerikanin Colin Eduards u përfshinë në aksidentin fatal që i mori jetën pilotit të Hondas. “Ne rrinim cdo ditë bashkë, stërviteshim bashkë dhe pastaj shfaqnim të gjithë pasionin tonë në pistë. Marko do të më mungojë”, ka thënë Rossi pa fshehur aspak dhimbjen e tij.
Ndërkohë në qytetin e lindjes së Marco Simoncelli vazhdojnë përgatitjet për homazhet në nderim të pilotit. Komuna e Corianos një provincë e vogël me vetëm dhjetë mijë banorë pranë Riminit do të vendosë emrin e tij njërës prej rrugëve. Nga dita e dielë qëndra e qytetit është kthyer në një vend pelegrinazhi për të gjithë banorët dhe tifozët të cilët vendosin lule dhe shkruajnë mesazhe në fotot e shumta të vendosura në shesh.
Nertan Prifti