E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kastrati: Po ecte mirëkeqardhje

Flet kryetari i Komitetit te Arbitrimit

Kryetari i Komitetit të Arbitrimit, zoti Kastrati në lidhje me rastin konkret mendon se natyrisht nuk mund të dalësh kundër pamjeve filmike. Por, nga ana tjetër me shumë qetësi mendon se Dinamo duke lënë mënjëanë ndeshjen e fundit nuk është se ka patur goditje nga gjykimi: Realisht kemi një keqardhje, sepse arbitri Mustafaraj kishte tri ndeshje që po shkonte shumë mirë. Madje, kishte nxjerrë jo pak ndeshje të mira në Superligë, ku nuk pati probleme.

Ndodhi kjo e fundit, dhe vetëm në pak minuta. Pamjet janë evidente, por dy rastet nuk janë të njëjta për nga vlerësimi. Natyrisht që gjykimi do ti nënshtrohet komisionit përkatës në FSHF, që kryesohet nga ish-dizenjatori Hoxha, dhe mund të them që duke qenë se të gjithë jemi të profilit, propozim-vendimet e tij nuk kthehen pas. Flasin më shumë pamjet filmike, sepse kemi të bëjmë me një rast të dukshëm.

Në lidhje me faktin e emërimit në javët e fundit të arbitrave të rinj në ndeshjet e Superligës, mund tju them që, përveç pezullimeve që kemi patur për tre arbitra, për efekt të vendimeve të dhëna, nga ana tjetër japim edhe shanset përkatëse për të rinjtë që të aktivizohen më shumë në Kategorinë Superiore. Kështu ishte edhe rasti i Mustafarajit, por edhe katër pesë arbitra të tjerë të rinj që në fund të fundit, një ditë do ta mbajnë këtë barrë, siç edhe kanë nisur ta mbajnë.

Arbitrat e vjetër nuk janë aneksuar, por janë të pezulluar,- deklaron Kastrati. Si ish-arbitër, apo edhe me funksionin aktual nuk rreket të theksojë dënimin për Mustafarajin, por deduksioni llogjik dhe nënkuptimi është fare i qartë: Do të qëndrojë për shumë kohë pushim.

Sikundër edhe është vepruar me jo pak arbitra të tjerë, edhe të kastës së vjetër, por që edhe për një prekje të topit me dorë, apo moment tjetër në zonë kanë marrë sviston duke marrë javë pushim. Dhe kjo, përveç arbitrit të ndeshjes së Dinamos, pritet të ndodhë edhe me ndonjë tjetër këtë javë që vjen.

 

Arsen Hoxha, Bujar Pregja dhe Arjan Hoxha

janë personat të cilët janë në Komisionin e Vlerësimit dhe që merren direkt me atë që prodhojnë arbitrat pas ndeshjeve të fundjavës. Edhe për rastin konkret ata vendosin, dhe në shumicën e rasteve, shef Kastrati pranon.

 

XHAXHI, akuza mes batutës. Krijimtaria fantastike nuk mungon.

Sejdini, keqardhje, apel dhesarkazëm

I ndodhur në studion TV të Rubrikës Sportive, Xhaxhi nuk ka shpërthyer aspak në zemëratë, por apeli i tij ka qenë si zakonisht me esencë batute. Qetësinë e ruajti edhe në drejtimin e ndeshjes, duke parë atë që sipas tij e gjykonte një djalë me shall pioneri, ose ose, Klodi i Big Brother-it. . Sidoqoftë nuk harroi në asnjë moment të prekte të gjitha peripecitë që kalon kjo Dinamo.

Një trajner që ka marrë skuadrën në momentin më të keq të saj, një babaxhan në të gjithë ambientin mediatik sportiv dhe më gjërë që, rezervon batutën e tij në çdo moment. Dinamo e tij, e cila është ende me minus në renditje, edhe për gjynahe të vjetra përpos lojës në fushë, përballet edhe me bllokime jo të pakta në saraje të tjera. Dhe batuta e radhës lidhet pikërisht ne vullnetin për të bërë sport, ndoshta edhe aty ku duhet vizë. Sejdini, trajneri dinamovit citon:

Kam dëgjuar që në fushën e Dinamos do të ulen helikopterë,- thotë Xhaxhi. – Po mirë. Ne të Dinamos do të vazhdojmë të stërvitemi. Nëse helikpterët ulen në mesditë ne do bëjmë stërvitje pasdite, nëse ulen pasdite, ne bëjmë stërvitje në mesditë.  Por nuk mbarojnë këtu batutat e Sejdinit. Ishte dita e tij, dhe ndoshta lidhej me një tjetër fakt, me ngjarjen në Laç. Nuk duhet fare ta diskutojmë këtë rast,- theksoi, – se kjo është për tu futur në burg. Çtë them.

Një djalë me shall pioneri që bën atë që shohim. Mbaj mend se ne si Dinamo dikur kemi qenë me rendiment të lartë, por e kemi ulur ndjeshëm- vijon të flasë Sejdini që prodhon gjithmonë e më shumë lajme dhe batuta. Natyrisht pas një lajmi që mban, apo thënë më ndryshe pas një diçkaje që fundos nëndetësen e fundosur blu. Ka emrin Dinamo, por që në fund të fundit, është lënë edhe nga të vetët, përjashto Sejdinin.

Ai po qëndron ende. Nuk përton të varë në tel edhe një uniformë, duke qenë bashkëudhëtar me atë që po shikon tek ky klub, nga ajo që ka parë vite më parë. Dinamo vijon të mbetet me minus një pikë, por ka vetëm një garanci në këtë skuadër: Trajneri. Javë ka plot, rëndësi ka prezenca e Sejdinit në këtë skuadër. Kuratori më perfekt për këtë Dinamo me hematoma shumë të mëdha.

 

TIRANA

Ridi sërish me donacion?

Ish-donatori, apo e thënë më ndryshe donatori ende aktual Halili, vetëm një javë më parë në një studio TV, telefonikisht pati deklaruar që, vetëm në një hap të dytë do të vazhdonte suportin e tij financiar për këtë klub. Dhe këtë e lidhte me faktin e njohjes së financimeve të deritanishme te skuadra, nga ana e Bashkisë. Por, me sa duket zhvillimet te Tirana ndodhin me orë, dhe kështu qetësia financiare qënkërsh kthyer sërish te kjo skuadër.

Dabulla, një emër i vjetër në skuadër pranon se këtë mesazh futbollistët e kanë marrë nga vetë presidenti Halili që ka garantuar futbollistët se Halili do të vazhdojë të mbështesë skuadrën, pasi tashmë e në vijim raportet e tij me Bashkinë kanë hyrë në një tjetër fazë. E kështu Dabulla përgjithësisht shfaq qetësi, sepse në fakt këtë e konstaton edhe brenda vetë ambientit bardheblu. Lojtarët, prej kohësh kishin marrë këtë garanci, edhe pse koha për tu bërë fakt ende nuk ka ardhur.

Dabulla mbron trajnerin: Nuk është aspak hipokrit

Eshtë një futbollist që fanellën bardheblu e vesh prej kohësh. Eshtë i vjetër në kampin bardheblu, dhe ka kaluar jo pak trajnerë. Ndoshta ka qenë jo shumë i aktivizuar së fundmi nga ana e trajnerit, por ai e ruan trajnerin: Tirana ka patur jo pak teknikë hipokritë, ose më saktë që kanë shfaqur me një mënyrë ose tjetër një lloj hipokrizie në raport me lojtarin. Nuk është aspak i tillë trajneri.

Nuk është hakmarrës. Skuadra e do Rubion, në atë mënyrë që ka kuptuar fare mirë që për çdo zgjedhje ka bërë zgjidhjen. Ka të dashur e të dashur, por ai është trajneri që mund të them gëzon simpatinë e thuajse të gjithë grupit,- përfundon Dabi, jo vetëm në fushë aktiv, por edhe televizion, madje, edhe përtej formateve sportive.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›