E Diel, 1 Nëntor 2026

Misioni Venecia opinion i ri per reformen elektorale. Raport mbi propozimin e paleve

Komisioni i Venecias mbërrin në Tiranë për një vizitë dyditore. Delegacioni përbëhet nga pesë përfaqësues të komisionit të Venecias dhe tre nga OSBE/ODIHR. Qëllimi i vizitës në Tiranë është të hartojë një opinion të përbashkët për përmirësimet që mund ti bëhen ligjit electoral dhe praktikave zgjedhore. Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Europës më 24 gusht kërkoi opinionin e Komisionit të Venecias se çfarë ndryshimesh duhen bërë në legjislacionin dhe praktikën zgjedhore në Shqipëri. (e perditësuar)

Sekretari i Komisionit të Venecias, Thomas Markert bëri me dije se opinioni i Venecias për rekomandimet që duhet të ndjek politika shqiptare në zgjedhjet e ardhshme do të jepet në datën 16 dhjetor. 

“Komisioni i Venecias është këtu sepse kemi marrë një detyrë nga sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Europës për të shikuar ccfarë përmirësimesh mund të bëhen në kodin zgjedhor në të ardhmen për të shmangur krizat politike. Ne do të kemi shumë takime. Opinioni formal i Venecias do të jepet më 16-17 dhjetor dhe ne do të ftojmë përfaqësuesit e Shqipërisë në këtë session. Por është e rëndësishme për të pasur këtë dialog për të vazhduar më pas”- tha Markert.

“Në mënyrë specifike kemi folur për të ardhmen, për bashkëpunimin përsa I takon zbatimit të rekomandimeve të raporteve të ODIHR-it për zgjedhjet. Këto rekomandime do të jenë pika jonë e referencës për reformën zgjedhore në të ardhmen”- tha Haxhinasto.

Delegacioni i Venecias dhe i ODIHR është takuar me kryeministrin, Sali Berisha. Shefi i qeverise e siguroi delegacionin e Komisionit të Venecias dhe të OSBE/ODIHR për gatishmërinë e mazhorancës për të filluar menjëherë reformën zgjedhore, me qëllim adresimin e rekomandimeve, siç tha “me vullnet të mirë politik, konsensus, gjithpërfshirje dhe transparence”.

Delegacioni u prit me pas nga kryetari i opozites Edi Rama, i cili i njohu perfaqesuesit e delegacionit Venecias dhe ODIHR, me perpjekjet e opozites per te nisur sa më shpejt me reformen zgjedhore.

Takimet vijuan edhe me kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli. Konkluzionet e vizites do te jepen mesditen e se martes, ne nje komunikimin me median thane  perfaqesues te komisionit te Venecias dhe ODIHR pas takimit me kryesocialistin.

Erjon Ajazi Azhornuar së fundi ( e martë , 25 tetor 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›