E Diel, 1 Nëntor 2026

Braçe: Këshilltarët e Berishës përfitojnë miliona nga bordet drejtuese

"Niveli i lartë i korrupsionit
në vend, e ka
zanafillën nga qeveria
e Kryeministrit Berisha". Ky ka
qenë thelbi i diskutimit të nënkryetarit
të grupit parlamentar të
PS-së, Erion Braçe, dje në sallën
e Kuvendit. Gjatë deklaratës së tij,
Braçe është ndalur te këshilltarët
e Kryeministrit, të cilët sipas
deputetit socialist, po përfitojnë
miliona në kurriz të shqiptarëve,
jo vetëm nga paga e tyre vjetore,
por edhe duke punuar si anëtarë
të bordeve drejtuese. "Kam marrë
me vete sot, 14 deklarimet e pasurisë
së 14 këshilltarëve të Kryeministrit
dhe të dy familjarëve të
tij ku rezulton se fitojnë miliona
lekë", është shprehur Braçe. Duke
dhënë shifra konkrete për secilin
nga këshilltarët, Braçe është
shprehur se përveç 14 apo 16
milionëve që ata marrin si këshilltarë,
secili prej tyre përfiton po
kaq nga 14 deri në 16 milionë lekë
shtesë në vit, si anëtar i bordeve
të ndryshme drejtuese. "Për 14
këshilltarë të Kryeministrit kemi
harxhuar për vitin 2007, 211 milionë
lekë rroga dhe pjesëmarrje
nëpër borde që janë të barabarta
më 2782.3 pensione qyteti, me
5564.6 pensione fshati. Në një
muaj, vetëm për këshilltarët e
Kryeministrit, për pjesëmarrjen
e tyre nëpër borde të ndërmarrjeve
të ndryshme: harxhojmë 17
milionë lekë në muaj, 3.5 milionë
lekë në një ditë pune, harxhojmë
440 mijë lekë për një orë pune
dhe harxhojmë 7340 lekë për një
minutë pune", është shprehur
Braçe. Por ka theksuar, nënkryetari
i grupit parlamentar socialist,
kjo listë nuk mbaron këtu, sepse
Kryeministri ynë mendon edhe
për familjen e tij. "Do të doja të
sillja në vëmendjen tuaj faktin
se kunata e Kryeministrit merr
24 milionë lekë nga rroga dhe
veç kësaj si anëtare e Këshillit
Mbikëqyrës Financiar merr dhe
2.4 milionë lekë të tjera. Dhe nuk
mjafton kaq, por edhe burri i saj
si anëtar i autoritetit portual të
Durrësit merr dhe ai 1.1 milionë
lekë". Deklaratës së Braçes i është
kundërpërgjigjur, ministri i Brendshëm,
Bujar Nishani, i cili duke
mohuar të gjitha këto akuza të
ngritura nga nënkryetari i grupit
të PS-së, është shprehur se pjesëmarrjen
si anëtarë të një bordi të
gjithë këshilltarëve ua lejon ligji.
Ndërsa në kohën e qeverisjes suaj
është shprehur Nishani, vetëm
një zv/ministër merrte pjesë në
mbi 20 borde duke vjelë miliona
nga shteti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›