Lamtumira e sekretit bankar
Të mërkurën e një jave më parë ishte radha e Lihtenshtajnit dhe Andorrës. Një ditë më pas u takoi Austrisë, Luksemburgut dhe Zvicrës, që gjithashtu vendosën ndryshimin e ligjeve bankare për të lejuar më shumë transparencë dhe më tepër bashkëpunim ndërkufitar. Mund të thuhet sot me siguri se parajsat fiskale evropiane, që mundësojnë shmangie të shumëllojshme taksash, i kanë ditët e numëruara.
Kohët e fundit kanë qenë shumë të vështira për evazorët fiskalë të kontinentit të vjetër. Lihtenshtajni dhe Andorra deklaruan publikisht se po zbusnin ligjet tepër strikte që mbrojnë llogaritë e fshehta bankare. Këto shtete mikroskopike u pasuan shumë shpejt nga Austria, Luksemburgu dhe Zvicra. Kjo do të thotë se në të ardhmen, hetuesit e shkeljeve të evazionit fiskal do të kenë mundësi të mbështeten te ndihma e kolegëve të tyre nga këto shtete dhe do të lejohen të rrëmojnë në çdo llogari të dyshimtë. Evazioni fiskal përmes këtyre parajsash, ku deri dje mundësoheshin lloj-lloj manipulimesh me taksat e llogaritë e fshehta bankare, do të vështirësohet së tepërmi.
Njëherësh, llogaritë e fshehta të ofruara nga bankat zvicerane nuk do jenë më ato të dikurshmet. Komisioni Evropian u kërkoi të gjitha shteteve bashkëpunim në këtë kuadër. "Janë të mirëpritura të gjithë hapat për më shumë transparencë ndërveprimi e këmbimi informacionesh", tha Lazlo Kovaks, komisioneri evropian për taksat.
Një zëdhënës tha më pas në emër të tij se, gjithsesi, Direktiva Evropiane e Shpëtimit të Taksave, e cila u garanton Austrisë, Belgjikës dhe Luksemburgut përjashtime kur vjen fjala te sekreti bankar, do të mbetet e pandryshuar. Të tria vendet nuk janë pjesë e marrëveshjeve të standardizuara të Bashkimit Evropian lidhur me interesat mbi të ardhurat.
Autoritetet mbikëqyrëse mbi probleme të tilla, në krye të të cilave qëndron Gjermania, kanë arritur disa suksese kohët e fundit. Në shkurtin e vitit të shkuar, kontrolli spektakolar në zyrat e "Deutsche Post" dhe në shtëpinë e sheshit ekzekutiv të këtij institucioni, Klaus Zumuinkel, i cili i ishte shmangur sistemit gjerman të taksave, duke transferuar miliona euro në drejtim të një banke të Lihtenshtajnit, e solli këtë problem në vëmendje të publikut. Pak më pas, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke përdorur presione politike dhe ekonomike, çanë barrierat e sekretit bankar zviceran për të shtënë në dorë të dhënat e llogarive sekrete të klientëve amerikanë në gjiganten UBS, një prej bankave më të mëdha në Zvicër.
Qeveritë e disa shteteve janë të mendimit se ekziston një lidhje reciproke mes parajsave fiskale (shteteve që në financë njihen si offshore) dhe brishtësisë së sistemit financiar global. Por është edhe një motiv tjetër që i ka detyruar qeveritë e shteteve të industrializuara të shtojnë në maksimum presionin ndaj këtyre oazeve fiskale: me përkeqësimin muaj pas muaji të krizës globale, ministritë e Financave kanë nevojë të fusin në arkë çdo të ardhur të qytetarëve të tyre. Në kohë kaq të zeza ekonomike, shmangia e pagimit të taksave konsiderohet krim nga më të rëndit e më të turpshmit, ndërsa ata që e mundësojnë nëpër parajsat fiskale, bashkëpunëtorë në këtë krim. Mungesa e pengesave për zhvendosjen e kapitaleve u ka dhënë mundësinë si korporatave ashtu edhe individëve privatë të transferojnë me shumë lehtësi paratë e tyre. Grupi "Boston Consulting" vlerëson se pasuri personale me vlerë prej 7.3 trilionë dollarësh janë depozituar në qendra offshore dhe parajsa fiskale. Zvicra, e vetme, fsheh 2 trilionë dollarë të këtyre depozitave.
Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) ka nisur luftën kundër kompeticionit të pandershëm fiskal që në vitin 1988. Fillimisht etiketoi 41 vende si parajsa fiskale. 35 prej tyre u hoqën shpejt nga lista, pasi ranë dakord me standardet e vendosura nga OECD-ja për këmbimin e informacionit, megjithatë edhe këtu me përjashtime. Në vitin 2005, bota politike e uroi kuadrin ligjor të Bashkimit Evropian mbi taksat dhe interesat mbi të ardhurat si një gur themeltar në luftën kundër evazionit fiskal. Që në atë kohë supozohet se të gjitha interesat bankare që u paguhen klientëve të huaj prej bankave, duhet t‘u raportohen shteteve nga e kanë origjinën këto fitime - vetëm se nuk ndodh kështu në praktikë. Problemi me evazionin fiskal është që parajsa të tilla po shpërthejnë kudo dhe se taksat mund të shmangen në masë shumë të madhe edhe në rrugë ligjore. "Shmangia e taksave është kthyer tashmë në modë", thotë Jurgen Shneider, një ekspert fiskal nga Hamburgu.
Truqet ligjore të shmangies së taksave, siç janë kompanitë malteze, lulëzojnë prej vitesh, madje edhe qeveritë e vendeve mbyllin një sy. Malta, anëtare e Bashkimit Evropian, ofron një shembull të përsosur të rrugëve që duhen ndjekur për të shmangur taksat në mënyrë ligjore. "Asetet i paguhen një nëndege të një kompanie holding (e përbërë nga disa degë) malteze", shpjegon eksperti gjerman i taksave, Stefan Sus. Fitimet e nëndegës taksohen, por më pas në bazë të ligjeve rimbursohen në nivel kompanie mëmë. "Si rezultat fitimet mbeten krejt të pastra", shpjegon eksperti.
Edhe sikur Zvicra dhe Singapori ta lejojnë vërtet mbikëqyrjen e operacioneve dhe llogarive bankare, përsëri do të mbeten në fuqi një listë e gjatë mënyrash për t‘iu shmangur transparencës. "Shumica e evazorëve fiskalë do të kenë në dispozicion gjithë kohën e duhur për të pastruar makinacionet me të ardhurat", shpjegon Jurgen Shneider, duke vërejtur se në fakt parajsat fiskale veç "do të dobësohen gradualisht".
Deri tani, vendet e konsideruara parajsa fiskale normalisht kthenin mbrapsht zyrat e huaja të taksave kur u kërkonin informacione të këtij lloji. Bankave u ndalohej të jepnin informacion mbi klientët e huaj. Përjashtoheshin vetëm rastet kur bëhej fjalë për krime të caktuara. Por, edhe me masat e mësipërme zor të arrihet aty ku shpresojnë zyrtarët e lartë evropianë. Për vite, parajsat fiskale evropiane kanë kthyer mbrapsht të gjitha kërkesat për bashkëpunim transparent dhe do të ishte e tepërt të shpresohej se do vendosnin brenda një dite të hiqnin dorë nga një industri kaq fitimprurëse sa ç‘është evazioni fiskal.