Fakte rreth Dmitri Medvedev
Dmitri Medvedev, personi i favorizuar i presidentit rus Vladimir Putin eshte favorit ne zgjedhjet presidenciale te 2 marsit te ketij viti. Me poshte vijojne hollesira te biografise se Medvedevit.
FILLIMET E JETES SE TIJ
Dmitri Anatolievic ka lindur me 14 shtator 1965. Prinderit e tij ishin mesues dhe ai u rrit ne nje apartament prej 40 metrash katrore ne periferi te Leningradit, sic quhej dikur Shen Petersburgu.
Ai thote se librat e tij te preferur te femijerise ishin "Enciklopedia Sovjetike" dhe "Bijte e kapitenit Grand" te Zhul Vernit.
"Ai ishte nje lider. Njerezit e degjonin gjithnje me vemendje. Ai eshte i qete i disiplinuar dhe plot besim ne vetvete", thote Irina Grigorovskaya, mesuesja e tij e matematikes ne shkollen 305, ku ai u njoh me bashkeshorten e tij.
Medvedev tha se familja e tij nuk ka vuajtur kurre per buke dhe nuk ka shkuar per pushime ne Detin e Zi, nje destinacion tipik sovjetik per shtresen e mesme te shoqerise, por te hollat ishin shpeshhere te pakta per te blere disqet qe ai enderronte.
Admirues i grupeve britanike te muzikes hard rok, Black Sabbath, Led Zeppelin, Pink Floyd dhe Deep Purple, Medvedev ka thene se ishte i dizilizionuar me propaganden sovjetike.
Medvedev eshte pagezuar ne Kishen Ortodokse ruse ne moshen 23 vjec ne Shen Petersburg.
JETA STUDENTORE
Medvedev ka studiuar per drejtesi, i diplomuar ne vitin 1987 ne Departamentin e Drejtesise ne Universitetin e Shen Petersburgut, i cili me vone u be nje burim i elites lokale dhe te Kremlinit te asaj kohe.
Presidenti Putin eshte diplomuar gjithashtu ne te njejtin fakultet ne vitin 1975 dhe Anatoli Sobchak keshilltari politik i presidentit Putin dhe me pas kryetar i bashkise se Shen Petersburgut, ka studiuar gjithashtu ne kete fakultet.
"Ai ishte nje nga njerezit me te shkelqyer ne ligjet civile", thote Nikolai Kropachev, dekani aktual i fakultetit te Drejtesise, i cili ka punuar me Medvedevin ne vitet '90. "Nese do t'i kerkonit atij te gjente dy zgjidhje per nje problem, ai do te gjente tri, ose zgjidhjen qe askujt nuk i shkonte ndermend".
Medvedev paraqiti nje disertacion te shkelqyer dhe filloi te jepte lenden e drejtesise civile ne fakultet, ku ai insistoi qe studentet te kishin nje zoterim te mire te gjuhes latine.
Ai gjithashtu ka punuar ne komitetin e marredhenieve me jashte te zyres se kryetarit te bashkise se Shen Petersburgut, ku ai krijoi miqesine me Putinin, i cili gjithashtu punonte per kryetarin e Bashkise pas rikthimit nga nje mision i KGB-se ne Drezden.
BIZNESI
Nderkohe qe ende jepte mesim dhe punonte ne zyren e kryetarit te bashkise, Medvedev hyri ne boten kaotike te biznesit rus.
"Ai filloi te praktikohej si avokat", tha dekani i fakultit, Kropachev. "Ne vitet '90 u fut plotesisht nje legjislacion i ri ... dhe kishte nje kerkese masive per avokat".
Medvedev punoi si avokati i pare per firmen e prodhimit te letres "Ilim Pulp", madje ndihmoi ne krijimin e firmes, megjithese koleget thone se ai nuk ishte trajtuar asnjehere si i barabarte me pronaret e firmes.
KREMLINI
Pasi u emerua kryeminister ne gusht te vitit 1999, Putin e ftoi Medvedevin ne Moske, duke e emeruar ate shef te administrates se qeverise ne nentor.
Boris Jelcin e ngarkoi Putinin president ne detyre ne diten e fundit te vitit 1999 dhe Putin e emeroi Medvedevin zevendes te shefit te tij te kabinetit Aleksander Voloshin.
Medvedev punoi si shef i shtabit zgjedhor te Putinit ne mars te vitit 2000. Ai u zgjodh kryetari i bordit te Gazpromit ne qershor 2000 dhe luajti nje rol kryesor ne planet e Putinit per te rivleresuar kontrollin e Kremlinit ndaj monopolit gjigant te gazit.
Kur Voloshin dha doreheqjen ne tetor 2003 lidhur me arrestimin e Mikail Kodorkovksit, pronar i kompanise se naftes "Yukos", Medvedev u emerua shef i kabinetit, nje nga postet me te fuqishme te politikes ruse.
Ne vitin 2005, Putin zhvendosi Medvedevin ne qeveri. E emeron zevendeskryeminister te pare dhe i dha pergjegjesine per zbatimin e kater projekteve kombetare per te permiresuar kujdesin shendetesor, arsimin, strehimin dhe bujqesine.
Putin njoftoi me 10 dhjetor te vitit te kaluar se Medvedev ishte kandidati i tij i preferuar per president me 10 dhjetor vitin e kaluar. Te nesermen Medvedev tha se ai e donte Putinin te behej kryeminister.