“Lamtumirë” 100 dhe 200 lekëve
Autori i Lajmit: red.
Kartëmonedhat e prerjes 100 lekë dhe ato 200 lekë do të tërhiqen nga qarkullimi dhe do të zëvendësohen me monedha metalike. Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare pranë Bankës së Shqipërisë, e cila njoftoi dje se tërheqja do të vazhdojë deri më 31 dhjetor të 2010. Në fazën e parë do të kryhet heqja e kursit ligjor, çka do të thotë që kartëmonedhat e përcaktuara më lart, do të vazhdojnë të kenë kurs ligjor, pra do të mund të përdoren si mjet pagese për likuidimin e transaksioneve tregtare dhe shërbimeve deri në datën 31 dhjetor të 2008-ës. Pas kësaj date, ato nuk mund të përdoren më për qëllimet e sipërpërmendura, duke mos u pranuar më si mjet pagese.
Zëvendësimi
Banka e Shqipërisë do të tërheqë nga qarkullimi kartëmonedhat e prerjes 100 lekë dhe ato 200 lekë. Sipas zyrtarëve të Bankës së Shqipërisë, tërheqja nga qarkullimi i kartëmonedhave do të vazhdojë deri më 31 dhjetor të 2010-ës dhe do të bëhet në dy faza.
Sipas të njëjtave burime, mësohet se në fazën e parë do të kryhet heqja e kursit ligjor, çka do të thotë që kartëmonedhat e përcaktuara më lart, do të vazhdojnë të kenë kurs ligjor, pra do të mund të përdoren si mjet pagese për likuidimin e transaksioneve tregtare dhe shërbimeve deri më 31 dhjetor të 2008. Pas kësaj date, ato nuk mund të përdoren më për qëllimet e sipërpërmendura, duke mos u pranuar më si mjet pagese.
Prerjet
Prerjet e kartëmonedhave që do të hiqen nga qarkullimi janë prerja 100 lekë, emetim i viteve 1993, 1994, 1996, imazhi i Luftëtarit Kombëtar; kartëmonedha e prerjes 100 lekë, emetim i vitit 1996, imazhi i Fan S. Nolit dhe kartëmonedha të prerjes 200 lekë, emetim i viteve 1992, 1994 dhe 1996, imazhi i Ismail Qemalit. Burimet zyrtare nga banka bëjnë të ditur se kartëmonedhat do të këmbehen në monedha metalike pranë sporteleve të bankave të nivelit të dytë pa pagesë. Bankat e nivelit të dytë janë të udhëzuara që në periudhën 1 janar 2009 deri më 31 dhjetor 2010, të pranojnë nga të gjithë personat fizikë dhe juridikë me këmbim, prerjet e mësipërme, kundrejt vleftës së plotë fillestare (vlerës nominale), me monedha kombëtare të qarkullimit. Ky vendim mbështetet në ligjin “Për Bankën e Shqipërisë”, në pikën "Për hedhjen në qarkullim të prerjeve të reja të kartëmonedhave dhe monedhave kombëtare e për tërheqjen nga qarkullimi të parasë".
Ky lajm është publikuar: 06/09/2008