Ndarja e re, lind Partia Socialiste e Re
Autori i Lajmit: red.
Plotësimi i boshllëkut opozitar që ka krijuar Partia Socialiste duket se ka qenë një nga motivet e krijimit të Partisë së Re Socialiste. Ky është shpjegimi që japin themeluesit e subjektit më të ri politik. Sipas tyre, PS është larguar nga ideologjia e saj, duke tradhtuar gjithë socialistët e vërtetë prandaj lindi nevoja e krijimit të një partie të vërtetë. Gëzim Podgorica, një nga themeluesit e Partisë së Re Socialiste pohon se ata do të punojnë për ta kthyer PS-në në profilin që e duan ata që e kanë krijuar. Podgorica shpjegon më tej se arsyet e vërteta që drejtuesit në PS nuk reagojnë për një sërë shkeljesh të Qeverisë janë sepse shumë prej tyre kanë firma ndërtimi e merren me pallate apo kanë emrin tek bashkëpunimi me Delijorgjin.
Spektrit politik shqiptar po i shtohet edhe një subjekt tjetër, Partia e Re Socialiste. Çfarë mungonte, sipas jush, në hapësirën politike që e konsideruat të nevojshme krijimin e një tjetër subjekti politik që, siç duket nga emri, është me prirje të majtë?
Realiteti politik në Shqipëri është vërtet i tejngarkuar me subjekte politike dhe me hapësira shumë të kufizuara për identitete ideologjike e profile të veçanta e që mungojnë, por iniciativa jonë u nxit nga disa faktorë të tjerë që nuk lidhen drejtpërsëdrejti me orientime të munguara ideologjike. Partia e Re Socialiste ( ky është një emër i pacelebruar akoma, por, për marrëveshje fjale, po e quajmë të tillë) do të jetë Partia Socialiste e vërtetë, ajo që publiku brenda dhe jashtë Shqipërisë ka njohur më parë në dimensionin real, të patjetërsuar siç, fatkeqësisht, është tani. Do të jetë grupimi i njerëzve që janë shumë larg atyre që sot kanë pranuar ta kthejnë Partinë Socialiste në një tezgë të keqe politike, në një subjekt që mbron interesa personale të një grupi të identifikuar tashmë, dhe jo në një përfaqësuese dinjitoze të socialistëve të ndershëm e seriozë. Kjo që ne po organizojmë, në fakt, nuk është një parti e re, por është partia që njerëzit kanë njohur deri përpara Ramës dhe disa uzurpatorëve të tjerë, është partia që njeh kontributet dhe vlerat e krijuara në të majtën shqiptare, që njeh kontributet në transformimin demokratik të vendit, që nuk mohon arritjet, por që njeh edhe problemet dhe mangësitë e saj. Pra ne do të punojmë për të rikthyer Partinë Socialiste në shtratin e vet të saj, në profilin që e kërkojnë dhe e duan ata që e kanë krijuar dhe që e kanë transformuar pozitivisht. Meqenëse mundësitë për ta kryer këtë proces nga brenda u mbyllën përmes rrugësh joinstitucionale, korruptive e shumë të dyshimta, tani po tentojmë përmes një forme tjetër dhe jemi të bindur se do t ia arrijmë. Për t iu rikthyer më konkretisht pyetjes suaj, ne po krijojmë partinë që mungon në opozitën shqiptare, pasi Partia Socialiste zyrtare ka kohë që e ka tjetërsuar misionin dhe rolin e saj.
Nga çfarë deklaroni, duket se ju, pavarësisht se jeni afër me emrin, jeni shumë larg me qëndrime me Partinë Socialiste.
Ne prandaj po inicojmë këtë veprim, pasi vërtet shumica e socialistëve në të gjithë vendin ndihen të tradhtuar dhe shumë larg asaj çfarë ofron sot me qëndrimet e veta Partia Socialiste dhe në mënyrë të veçantë lidershipi i saj. Sot PS bën opozitë me lejen e Berishës dhe asgjë më shumë. Keni parë ndonjë nga ish-ministrat të dalë e të denoncojë ndonjë nga aferat e shumta të pushtetit, keni dëgjuar nga goja e drejtuesve socialistë ndonjë akuzë lidhur me ndërtimet pa leje apo sheshet e ndërtimit, jeni dëshmitarë të ndonjë veprimi politik për të filluar hetimin parlamentar për ngjarjen e Gërdecit, për privatizimin me shumë pikëpyetje të ARMO-s e skandale të njëpasnjëshme të kësaj mazhorance? Dhe as keni për të dëgjuar, se nuk ua mban, se janë jo pak drejtuesit në PS që kanë firma ndërtimi e merren me pallate, që kanë emrin tek bashkëpunimi me Delijorgjin, që kanë pjesë jo të vogla në tregtinë e karburanteve, që janë bërë aksionerë në privatizime strategjike, që po presin të marrin lejen për fshatra turistike e të tjera si këto, që i di dhe s i di publiku. Kështu ,jo rastësisht, erdhi nata e 21 prillit, jo rastësisht konsensusi mazhorancës i jepet sa herë që ka nevojë ajo, deri tek rastet me të çuditshme e pa precedent në politikë, siç është votimi i ministrave. Një parti tërësisht e kapur dhe që luan në oborrin e Berishës, ka shanse të vogla për të rikthyer shpresën e humbur, se pushtetin jo e jo. Përballë kësaj situate, gjykuam se në boshllëkun e krijuar për një veprim real opozitar, ishte e nevojshme kjo nismë. Së bashku me aktorë e faktorë politikë të përgjegjshëm, ne do të jemi vërtet një opozitë reale, konkrete, përfaqësuese e të gjithë socialistëve të tradhtuar në interesa dhe ideal. Kompromisi i vetëm që do të bëjmë, do të jetë ai me publikun. Kompromiset me Berishën ia kemi lënë Ramës, sepse ai po tregon se i realizon mjeshtërisht! Ne po vijmë për të kundërtën e këtyre kompromiseve, për t i ndaluar, për të penguar degradimin që kërkojnë t i bëjnë gjithë sistemit dy personazhe që duhet të dalin urgjentisht nga skena. E dimë që do të jetë e vështirë, ashtu siç e dimë që do të ketë edhe shumë aleatë në këtë përballje.
Kur thoni “së bashku me aktorë të tjerë të përgjegjshëm”, cilët keni parasysh këtu?
Ne do të jemi pjesë e koalicionit të vërtetë opozitar, pjesë e së majtës së vërtetë dhe jo të tjetërsuar. Këtu kam parasysh Lëvizjen Socialiste për Integrim, e cila ka qenë shumë koherente në veprimet e saj, ka qenë në rolin e duhur e korrekt opozitar, e pakompromentuar si në sytë e publikut, ashtu edhe underground me mazhorancën. Por ka edhe aktorë të tjerë që do të jenë pjesë e bashkëpunimit dhe e grupit tonë, që ka marrë sinjale përshëndetëse për këtë lëvizje. Edhe deputetë aktualë të PS-së e mirëpritën dhe na kanë përcjellë mesazhe, të cilat janë inkurajuese. Kufizimi i lirisë dhe morali i shitur kanë filluar të bëjnë të vetën tek njerëzit me integritet. Jo të gjithë mund t i përtypin tradhtitë dhe të bëhen fasadë mbrojtëse e veprimeve që bën Rama në kurriz të së majtës, e shitjes së interesave të saj për hir të moscenimit të pushtetit të tij personal.
Pas këtij veprimi, ka zëra që thonë se qëndron Nano, është kjo e vërtetë, dhe cilat do të jenë raportet e subjektit tuaj me të?
Gjykoj se Nano nuk ka nevojë të qëndrojë pas askujt, pasi ai është një vlerë e veçantë e së majtës dhe një profil i tillë politik që ka identitet të përcaktuar. Duke qenë se në bazë të moralit të ri që kërkojmë të shfaqim, respektimi dhe njohja e kontributeve dhe vlerave të gjithsecilit do të jetë orientimi ynë kryesor, aq më shumë jemi të vetëdijshëm për rolin e pamohueshëm që ka luajtur Fatos Nano në transformimin dhe demokratizimin jo vetëm të Partisë Socialiste, por shumë më gjërë se kaq, në të gjithë jetën politike të vendit në këto 17 vjet sistem pluralist.
Kjo iniciativë juaja, e artikuluar fillimisht nga Petro Koçi, ka gjetur përkrahjen e figurave të tjera të socialistëve apo është e kufizuar tek një numër njerëzish që synojnë mandatin e deputetit dhe karriget e humbura?
Mandati i deputetit nuk mund të fitohet duke krijuar një parti, kur nuk ke mbështetje, kësisoj iniciativa jonë u kanalizua si kërkesë dhe imponim që qindra socialistë bëjnë për t u ndjerë jo vetëm të përfaqësuar në bindjet dhe idealet e tyre, por në nevojën që kanë për të artikuluar problemet e shqetësimet e veta, në nevojën që kanë për të votuar subjektin që ata e ndiejnë të tyrin dhe që janë të lidhur prej vitesh me të. Gjithnjë ka optimizëm kur fillon, por optimizmi ynë ka një bazë dhe ai është provuar në inkursionin politik që morëm një vit më parë dhe në kërkesat e shumta që kanë ardhur në vijimësi për të legalizuar ligjërisht Lëvizjen për Politikë Institucionale. Lidhur me karriget e humbura, unë, bie fjala, jam njeri nga ata që nuk kam humbur asnjë karrige të strukturës politike, por kam humbur besimin, kam humbur adresën politike, kam humbur kontributin tim për të majtën, të nëpërkëmbur keqas nga Rama e të tijtë. Në grupin tonë nismëtar ka nga ata që nuk kanë qenë asnjëherë në organet drejtuese të PS-së së vjetër dhe po angazhohen për hir të një morali tjetër, krejt të ndryshëm nga ai që kanë të emëruarit e Ramës e të votuarit nga servilët që e rrethojnë dhe që kanë shitur çdo gjë për një karrige a mandat. Megjithatë, nuk kemi kohë të merremi me ta dhe as të investohemi për t i bindur për mëkatet e tyre. Kemi një angazhim tjetër tani, serioz dhe të ndershëm: ringjalljen e shpresës, promovimin dhe mbrojtjen e vlerave të së majtës, largimin sa më të shpejtë të Berishës dhe Ramës dhe risjelljen në pushtet të forcave që kanë detyrime dhe obligime tek publiku dhe jo tek pjesa e inkriminuar e mafioze e shoqërisë.
Koçi
“Synimi ynë bashkimi i socialistëve pas zgjedhjeve”
Themeluesit e Partisë së Re Socialsite mirëpresin kontributin e liderit historik të selisë rozë, Fatos Nanos. “Nano është lider historik i socialistëve, pavarësisht partive ku bëjnë pjesë. Është personalitet që nuk mund ta përjashtojë dot Edi Rama. Parta jonë Socialiste e vlerëson dhe mirëpret kontributin e tij në fitoren e zgjedhjeve dhe në administrimin e qeverisjes së vendit”, - tha kryetari i subjektit më të ri politik, Petro Koçi. Ndërsa shpjegon arsyet e krijimit të kësaj partie, ai thotë se deformimi deri në shndërrim të PS-së në shoqatë, përjashtimi i çdo alternative ndryshe nga Rama, përçarja e socialistëve në të politikes së re dhe të politikës së vjetër , noterizimi në Kuvend i privatizimit të Republikës në duart e Kryeministrit, implikimi me autorët e tragjedisë së Gërdecit, etj. e detyruan Lëvizjen Institucionale të kërkojë rrugë dhe instrumente politike për të përfaqësuar socialistët e vërtetë në vendimmarrjen politike kombëtare. “Synimi ynë është fitorja e zgjedhjeve nga e majta dhe bashkimi i socialistëve pas zgjedhjeve. Por PS, megjithëse tashmë në lidership ish-socialiste, nuk është armikja jonë. Armiku ynë mbetet teknologjia berishiane e drejtimit dhe statutit të PS-së. Flamuri ynë është socialist. Festa jonë e formimit do të mbetet 12 Qershori 91”, - tha Koçi. Për sa i përket bashkëpunimit me Ilir Metën, ai shpjegon se është një bashkëpunim parimor për ta kthyer Republikën tek qytetarët dhe për të garantuar fitoren e zgjedhjeve. Një tjetër arsye që e bashkon Partinë e Re Socialiste me LSI-në është për të riformatuar të majtën drejt një profili, politik dhe qeverisës socialdemokratik, dimensione që, sipas tij, janë të rrezikuara nga PD-istët që sundojne lidershipin e PS-së. “Me mbrojtjen e Kushtetutës dhe vlerave qeverisëse 8-vjeçare të PS-së, Meta e shleu edhe borxhin elektoral të 3 korrikut 2005, borxh që në fakt e pati shlyer më pastër në zgjedhjet lokale. Lidhur me Kodin Zgjedhor, Koçi pohon se do të kërkohet respektimi i vullnetit të zgjedhësve në nivel kombëtar. Koçi shprehet i bindur se Partia e Re Socialiste do të arrijë një rezultat fitues në çdo qark. Ai shpjegon se në krye të punës për ngritjen e partisë dhe fushatën elektorale janë vendosur ekspertë dhe drejtues me përvojë të institucioneve statutore të PS-së në vitet e fundit, jo vetëm kryetarë rrethesh e deputetë, por edhe drejtues të organeve qendrore të partisë deri vitin e kaluar.
Ky lajm është publikuar: 06/09/2008