Kërkesa e lartë e llogarisë dëmton emocionalisht 6-vjeçarët
Autori i Lajmit: red.
Megjithëse vlerësimi me notë nga klasa e parë është hequr, kjo nuk do të thotë se fëmija është çliruar nga stresi i rezultatave. Kjo ndihet që në faktin se prindi mund të shprehë pakënaqësi që fëmija i tij nuk është i pari i klasës. Por sipas pediatres Kuzumi, kërkesa e fortë e prindërve është e gabuar, pasi nuk është e mundur që të gjithë të jenë të parët dhe në të gjitha fushat. “Prindërit duhet ta pranojnë diversitetin e fëmijës në zhvillim,- thotë specialistja Kuzumi. -Disa fëmijë përparojnë më mirë në disa lëndë, disa në të tjera. Prindi duhet të shprehet i kënaqur, nëse fëmija arrin maksimumin e asaj që mund të arrijë. E gjithë kërkesa prindërore duhet të përqëndrohet në realizimin e potencialit të fëmijës së tyre, ndërsa jashtë kësaj fëmija nuk duhet stresuar të arrijë atë që ai nuk mundet. Kjo ia bën shkollën të padëshiruar. Nga ana tjetër, fëmija duhet të mësohet jo vetëm me arritjet, por edhe me dështimet, edhe me kritikën. Përndryshe mund të shohim fëmijë të çekuilibruar emocionalisht që ndonjëherë i çojnë në veprime fatale. Nëse prindi nuk ia pranon vlerësimet e dobëta, as fëmija nuk mund ta pranojë këtë vlerësim nga mësuesi dhe as kritikën e tij.
Klasa e parë si kopshti, jo kopshti si klasa e parë
Kur hyjnë aty, ata gjejnë diçka të ngjashme me atë që kanë lënë: Stenda me numra të ngjyrosur, fruta e kafshë kartoni me anë të të cilave bëhen kategorizime, veprime matematikore dhe shprehje gjuhësore. Klasa e parë i ngjan edhe vizualisht kopshtit. Por. ashtu si ambjentet, duhet të ngjasojnë edhe format e të mësuarit. “Mësimi në klasë të parë duhet të jetë në formën e lodrës. Gabimisht në vend të kësaj, pra, në vend që t i ngjajë shkolla kopshtit, po i ngjan kopshti shkollës”, thotë pediatria e zhvillimit mendor, E. Kuzumi, e cila ecën në një linjë mendimi me Piazhenë dhe mësuesin e popullit Kolë Xhumari. Rëndimi i kopshtit me programe, duke menduar se kështu po nxitim zhvillimin e fëmijës, është i gabuar. Në fakt, ne vetëm sa kemi shuar kuriozitetin e fëmijës për ato që do të mësojë në klasë të parë. “Fëmija nuk zhvillohet më mirë e më shpejt me njohuri të parakohshme, nuk mëson më mirë me orare të zgjatura. Është një gafë zhvillimi i mësimit në kopsht me 2 apo 3 orë, kur vëmendja e fëmijës nuk zgjat më tepër se 20 minuta. Strategjia më e mirë e të mësuarit është përmes lojës. P.sh. për t u mësuar fëmijëve numrin 7, mund të bëhet një lojë sportive duke i ndarë në dy ekipe. Dhe u thua: “Ndahuni 7 në një anë dhe 7 në tjetrën. Pa numërohuni pak. Jeni nga 7? Mos ka ndonjë skuadër më tepër?”. Kështu e improvizon një situatë mësimi pediatria Kuzumi.
Inteligjenca nuk përshpejtohet
Duhet të heqim dorë nga mendimi se duhet ta mësojmë fëmijën, por të besojmë në faktin se ai dëshiron të zhvillohet vetë. Ka prindër dhe specialistë të cilët duan të shpejtojnë inteligjencën e fëmijës, madje atyre u duket vetja si bërës të inteligjencës së tij. Por, në fakt, një fëmijë nuk të lejon që ti ta bësh atë si do. Një fëmijë nuk zhvillohet më mirë nës e detyrojmë të marrë sa më shumë njohuri. Nuk ka asnë studim që të tregojë se fëmija i cili në vitet e para të jetës është stimuluar me trajnime e mësime drejtshkrimi, matematike, me lodra të ndryshme lëvizëse etj, ka rezultate më të mira në shkollë se fëmijët e tjerë të cilët nuk i kanë bërë këto gjëra.
BOX
Zhvillimi i 6-vjeçarit
Cili fëmijë është gati për klasën e parë? Një fëmijë që hyn në klasë të parë duhet të ketë një zhvillim të pranueshëm e të gjithanshëm: Të jetë i zhvilluar fizikisht, në inteligjencë, në gjuhë, psikologjikisht dhe në fushën e marrëdhënieve sociale
Pse duhet zhvillimi fizik?
Një fëmijë duhet të jetë i mirëzhvilluar nga pikëpamja motorike, pasi do t i duhet të ushtrojë të shkruarin. Kjo gjë kërkon veç zhvillimit të muskujve të mëdhenj, edhe zhvillimin e muskujve të vegjël, që bëjnë që dora e tij të formësojë shkronja e numra. Motorika fine për të mbajtur lapsin ka nisur të zhvillohet gradualisht, por nuk është pjekur sa duhet te parashkollarët dhe te nxënësit e klasave të para e të dyta. Edhe pse që 12 muajsh fëmija di të mbajë lapsin në dorë sikur shkruan, do të duhet një kohë e gjatë që të arrijë të përmbushë detyrat shkollore. Motorika fine kalon nëpër 4 faza: Në fillim fëmija bën vijën horizontale, pasatj bën rrethin, më pas katrorin e pasi ka bërë këto, është në gjendje të krijojë figura komplekse bazë: Njeriun, shtëpinë dhe pemën. Këto vizatime që ai i realizon që në kopsht, në fakt e ndihmojnë për të bërë numrat dhe shkronjat në shkollë. Psh, nëse ka bërë në kopsht çatinë, ai do të bëjë në shkollë edhe 1-shin. Nëse ka bërë dritaren, do të bëjë 4-n, nëse ka bërë njeriun, do të bëjë numrat 6 dhe 7, nëse ka bërë topin apo diellin, do të bëjë 8-n e nëse ka bërë lulen do të bëjë edhe numrin 3. Duke njohur këtë cikël zhvillimi të motorikës, specialistët këshillojnë që fëmija të mos vihet të bëjë numrat që në grupet e vogls të kopshtit. Pediatria Kuzumi thotë: “Njoh një fëmijë 2.5 vjeç i cili i njeh dhe i dallon numrat vizualisht, u di emrat, por ky është një informacion i padobishëm dhe një ngarkesë e gabuar, pasi në fakt ai nuk ka as konceptin e sasisë e të veprimeve me numrat. Në vend të kësaj ai mund të ushtrohej në një aktivitet zhvillues për moshën e tij”.
Ky lajm është publikuar: 05/09/2008