E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptarët përgjysëm, ndahet Imer Selmani

Autori i Lajmit: red.
Nënkryetari i deritanishëm i PDSH-së në një intervistë për mediat, paralajmëroi themelimin e një subjekti të ri politik, i cili do të ketë edhe grupin e vet parlamentar në Parlament.
Imer Slemani, tha dje zyrtarisht se tërhiqet nga të gjitha trupat partiake të PDSH-së, ndërsa gjatë ditës për këtë do ta informojë edhe kryetarin e partisë Menduh Thaçi. Njëkohësisht ai paralajmëroi se këtyre ditëve do të dalë me këshillin nismëtar për formimin e partisë së re.
Selmani tha se partia e re do të ketë grupin e vet parlamentar, mirëpo nuk i bëri të ditur emrat e deputetëve që do t i bashkëngjiten këtij subjekti të ri politik.
“Zyrtarisht më shkrim zotëri Thaçi do ta marrë sot dorëheqjen time. Unë publikisht sot e njoftoj opinionin se nga gjitha pozicionet që kam si nënkryetar partie, anëtar i Kuvendit Qendror, anëtar i Kryesisë Qendrore, jap dorëheqje për arsye se nuk korrespondon më veprimin e ri politik ndaj partisë në të cilën kam qenë anëtar dhe kam vepruar në 12 vitet e fundit. Kulminacioni i krejt situatës erdhi muajve të fundit dhe veçanërisht përfundimi i procesit zgjedhor dhe forma se si u menaxhuan zgjedhjet parlamentare të këtij viti. Definitivisht një pjesë e madhe, duke identifikuar së pari vetveten, e pamë se nuk jemi pjesë e asaj partie, e cila kishim menduar se do të mund ta ndryshojë situatën për shqiptarët në Maqedoni. Prandaj kjo nuk është nevoja as për mua po as për shokët e mi dhe bashkëmendimtarët që të bëjmë një parti të re politike, po nevoja e ndërtuar muajve të fundit dhe kohëve të fundit ishte si një rezultat i nevojës ose momentit kur pakënaqësia në atë çka PDSH-ja vepron ose si vepron me vlerat ose t i themi mos me keqmenaxhimin e vlerave të saj dhe ofertën jo aq shumë pozitive kohëve të fundit për qytetarët shqiptar, kacafytjet të njëpasnjëshme me faktorët e tjerë shqiptarë, izolimin ndërkombëtar, mënyrën e menaxhimit ose bashkëpunimit me Shqipërinë dhe Kosovën, krijojnë një masë shumë kritike të cilën jo që ne deshëm ta identifikojme, por nga vetvetja u krijua ai identifikim. Duke biseduar edhe me shumë shokë të tjerë jashtë skenës politike momentalisht, me profesorë, me intelektualë, apo edhe me njërëz të cilët nuk janë marrë asnjëherë me politikë, me esnafë, me biznesmenë, definitivisht identifikuam momentin se tash duhet të bëjmë dicka, një ofertë krejtësisht të re, e cila do të ndryshojë nga ofertat e deritanishme në skenën politike. Besoj se do të jemi shumë afër në formimin e grupit parlamentar”, tha Imer Selmani.

Ky lajm është publikuar: 05/09/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›