Qe barazia gjinore te mos mbetet kuote
Me teper se nje vit pas zgjedhjeve te 28 qershorit na duhet te reflektojme dhe te pyesim veten Si performuan grate ne politike gjate nje viti Keto kohet e fundit eshte shkruar ne shtyp lidhur me kete gjehellip I kam ndjekur me kujdes dhe vemendje pjesen me te madhe te tyre edhe vleresoj faktin se kane shkruar dhe jane prononcuar per kete gje ne median e shkruar apo televizive si gra ashtu edhe burra. Sinqerisht vleresoj edhe respektoj mendimin e cdokujt. Nuk kam ndermend te bej replika apo kundershtoj askend. Do te doja te ndaja me ju kendveshtrimin tim si nje grua e perfshire rishtazi ne politike. Do te mundohem qe ti shoh gjerat me sy objektiv dhe do te perpiqem te shmang dozat e subjektivitetit qe mund te shfaqen per shkak jo vetem te qenies sime deputete por dhe te punes se meparshme ne fushen e barazise gjinore edhe promovimit te te drejtave te grave.
Shqetesimi im pertej perkatesise partiake me rritjen e grupit te grave ne Parlament ishte dhe vazhdon te mbetet fakti se ne varesi te performances se grave deputete ne kete legjislature per shkak te vendosjes se kuotave do te varet perzgjedhja edhe caktimi i grave ne listat e kandidateve per zgjedhjet vendore apo edhe per zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kam menduar qe ne fillim edhe nuk besoj se jam gabuar qe grate deputete dhe performanca e tyre do te monitorohen vezhgohen edhe komentohen me shume sesa deputetet burra nga aktore te ndryshem te shoqerise shqiptare nga i gjithe opinioni publik. Kjo edhe per arsyen e thjeshte se do te merrnin pergjigje pyetje apo shqetesime te shumekujt A e meritojne grate te jene ne politike A bejne dot politike grate A do te perfaqesojne nevojat edhe interesat e grave dhe vajzave A do te zgjedhin modelin e gruas se forte agresive apo te bute dhe femerore A kane bere zgjedhjen e duhur kryetaret e partive duke i caktuar ne lista keto gra A do ta menaxhojne dot balancen mes jetes personale dhe asaj profesionale etj. etj.
Ne diskutimet qe behen harrohet me ose pa dashje qe pjesemarrja e grave edhe vajzave ne vendimmarrje ne politike apo perfaqesimi i tyre nuk eshte dhe nuk mund te jete deshire dhurate apo leshim qe u behet grave. Eumlshte e drejta e tyre njerezore ashtu si edhe cdo e drejte e secilit individ. E drejta per te zgjedhur dhe per tu zgjedhur ne baze te Kushtetutes se Shqiperise eshte nje e drejte e barabarte per te gjithe por ne realitet kane ekzistuar dhe ekzistojne nje sere faktoresh me karakter social kulturor ekonomik historik etj. qe kane penguar nje perfaqesim te barabarte te grave dhe burrave ne organet e zgjedhura si dhe pjesemarrjen e barabarte te grave si votuese. Pikerisht per te kontribuar ne zbatimin ne praktike te kesaj te drejte perdoret mekanizimi i kuotimit i cili eshte i perkohshem edhe kerkon permiresimin e perfaqesimit te dy gjinive.
Standardet e perdorura ne mos vleresimin e performances se grave ne Parlament krahasuar me performancen e burrave jane te ndryshme. Nderkohe qe vleresimi i punes se nje deputeti/ deputeteje ka disa komponente se pari marredheniet edhe punen qe mban ne zonen ku eshte caktuar niveli dhe menyra e perfaqesimit te nevojave edhe problematikave te tyre se dyti punen ne komisionet perkatese nismat e reja ligjore diskutimet pervojat puna konkrete per diskutimet ndryshimet edhe aprovimin e ligjeve monitorimi i punes se institucioneve shteterore se treti puna dhe kontributi ne seancen parlamentare kontributi qe ofron permes diskutimeve pyetjeve relatimeve etj pershire ketu edhe pergatitjen per punen ne komisione edhe seancen parlamentare se katerti prani dhe kontributi ne median e shkruar apo televizive etj. etj.
Qe ne momentin qe nje grua angazhohet ne politike pritshmerite ndaj saj jane te ndryshme. Jo pak presin qe te jesh nje grua e forte qe te mbijetosh ne politiken shqiptare ndersa te tjere presin qe te luash nje rol femeror te bute dhe paqesor. Gjetja e nje te mesmeje te pranueshme per shumicen mbetet nje sfide e madhe per grate. Nuk besoj se burrat deputete e kane kete problemhellip Nderkohe qe edhe ne rast se mes grave deputete ka qe kane zgjedhur kete apo ate model apo edhe thjesht kane krijuar modelin e tyre serish mesazhet edhe feedback-u qe marrin qofte nga kolege qytetare analiste te medias eshte shume here kritik. Cili eshte realisht standardi edhe modeli qe nje grua duhet te marre vleresime pozitive duke qene pjese e politikes Ajo qe duhet te mbajme ne konsiderate eshte se jeta e asnjeres prej grave deputete ne Parlamentin shqiptar nuk fillon diten qe u bene deputete. Secila ka nje profesion karriere ka dhene nje kontribut te rendesishem ne fushen e saj profesionale.
Kur pyeta nje mikun tim gazetar pse fokusi i tyre ishte drejtuar kryesisht te performanca e grave parlamentare me tha me shaka se kemi 20 vjet qe merremi me burrathellip.Prej me se nje viti ne politike grate duhet te kishin zbutur politiken shqiptare dhe jo te behen pjese e kesaj lufte politike.
Nga grate deputete pritet qe te ishin vetja e tyre te prezantoheshin shume mire te dinin te benin politike sa mire do te ishte ta dinin edhe te gjithe burrat kete gje te ndermerrnin nisma ligjore dhe te diskutonin per ceshtje sociale dhunen ne familje te drejtat e femijeve etj.
Ne kete vit te veshtire te luftes politike grave parlamentare sidomos atyre te angazhuara per here te pare ne politike u duhej te tregoni aftesite e tyre justifikonin besimin e atyre qe i kishin perzgjedhur edhe votuar te krijonin nje profil te tyre edhe ne te njejten kohe te mesonin dhe rriteshin profesionalisht ne fushen e politikeberjes. Jam e sigurt qe te gjithe e dime qe kjo nuk eshte e lehte eshte nje proces edhe jemi te bindur qe sapo ka filluar. Vec kesaj ky vit i ngarkuar me ngjarje politike ka qene nje fushebeteje per politikanet shqiptare burra apo gra qofshin. Ne kushtet kur Partia Socialiste ka kerkuar me force transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit kur ne shoqerine shqiptare akoma diskutohet e drejta e votes se lire dhe demokratike pse grate nuk duhet ta ngrene zerin per kete si e drejta themelore e cdokujt para se te mendojne apo diskutojne.
Pervoja e vendeve te ndryshme te cilat kane zbatuar kuoten gjinore ka treguar se ne menyre qe kuotat te zbatohen efektivisht ne nje sistem proporcional te zgjedhjeve eshte e nevojshme te realizohet renditja e pershtatshme.
Ne listat e partive politike nuk u arrit nje renditje e drejte edhe nje pjese e grave ishin te renditur ne fund te listes. E kam theksuar edhe ne nje shkrim tjeter mungesen e vullnetit te partive politike per te zbatuar ligjin per barazi gjinore.
Zbatimi i pjesshem i ligjit solli ne Parlament 23 gra nga 10 qe ishin legjislaturen e kaluar. Nuk eshte ajo qe deshironim apo prisnim por eshte nje fillim. Padyshim deri ketu u arrit pas nje sere perpjekjesh te shoqerise civile organizmave nderkombetare grave parlamentare institucioneve shteterore te gjithe aktoreve te shoqerise shqiptare qe e konsiderojne pjesemarrjen e grave ne vendimmarrje si nje tregues i nje shoqerie demokratike. I gjithe ky eshte nje proces rritjeje dhe transformimi i politikes dhe shoqerise shqiptare. Nje filozof i madh thote Nje udhetim i gjate prej 1000 miljesh fillon me nje hap te pare. Jam e bindur qe ne Shqiperi ka shume gra dhe burra te mencur te zote te respektuar qe kane dhene edhe japin kontribute shume te vlefshme edhe nuk jane pjese e Parlamentit shqiptar apo politikes shqiptare. Sigurisht eshte zgjedhja e tyre dhe si e tille duhet respektuar. Por ne kushtet qe ne shqiptaret jemi lodhur edhe disgustuar nga politika gjate ketyre 20 viteve duhet qe secili ne menyren apo perqasjen e vet te kontribuoje per ndryshimin e kesaj politike.