E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuotat dhe tarifat per ciklin e dyte te studimeve



Dje Keshilli i Ministrave miratoi udhezimin per ciklin e dyte te studimeve ne universitetet publike. Ne udhezimin per studimet Master i Shkencave per vitin akademik 2010-2011 jane percaktuar tarifat dhe 4365 kuota. Kuotat e pranimeve te reja per programet e studimit te ciklit te dyte Master i Shkencave perbehen nga a Kuotat per aplikantet brenda territorit te vendit qe jane 3667 b Kuotat e pranimeve per aplikantet shqiptare nga trojet jashte kufijve te vendit qe jane 408.

Shperndarja
Kuotat do te shperndahen sipas programeve te studimit dhe institucioneve publike te arsimit te larte. Ato ndahen ndermjet aplikanteve shqiptare nga trojet jashte kufijve te vendit Republika e Kosoves Maqedonia Mal i Zi Presheva Bujanovci dhe Medvegja. Administrimi i ketyre kuotave kryhet ne baze te marreveshjeve dypaleshe ndermjet vendeve si dhe akteve te Ministrise se Arsimit dhe Shkences te Republikes se Shqiperise. Keto kuota pranimi te ndara sipas programeve te studimit dhe institucioneve publike te arsimit te larte per cdo program studimi jane ne masen 10 per qind te kuotes perkatese paraqitur ne tabelen nr.1 bashkelidhur ketij vendimi.

Perfitimet
Ne udhezim thuhet se kuotat e pranimeve per te verberit ndahen per aplikantet me statusin e te verberit nga MASH-i sipas listes se hartuar nga Shoqata Kombetare e te Verberve. Per romet dhe ballkano-egjiptianet ndahen nga MASH-i sipas listes se hartuar nga shoqatat respektive perkatesisht Shoqata Kombetare te Romeve dhe Shoqata Kombetare te Ballkano-egjiptianeve. Per shtetasit e huaj qe do te studiojne ne institucionet publike te arsimit te larte te Republikes se Shqiperise ne ciklin e dyte te studimeve kuotat administrohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkences. Ato do te shperndahen ne baze te marreveshjeve dy apo shumepaleshe ndermjet vendeve.

Tarifat
Ja kush perjashtohet

Kuotat e pranimeve per nje program te dyte studimi dhe transferimi i studimeve shperndahen nga MASH bazuar edhe ne kerkesat e institucioneve publike te arsimit te larte. Institucionet publike te arsimit te larte percaktojne kriteret e pranimit te aplikanteve dhe i bejne ato publike. Aplikantet qe do te fitojne te drejten ne nje program studimi te ciklit te dyte ne institucionet publike te arsimit te larte ne vitin akademik 2010-2011 dhe qe u perkasin shtresave sociale si te verber/te shurdher invalide paraplegjike dhe tetraplegjike femije jetime femije rome ballkano-egjiptiane femije te policeve dhe ushtarakeve te rene per shkak te detyres dhe te ish-te perndjekurve politike paguajne nje kuote ne masen 50 te tarifes se shkollimit.

KUOTAT

a Kuotat per Master i Shkencave 4075
b Kuotat per programe te dyta studimi 100
c Kuotat per transferimin e studimeve 100
c Kuotat per te huajt 50
d Kuotat per te verberit 20
dh Kuotat per romet/ ballkano-egjiptianet 20

Studentet rrezikojne te mbeten pa shkolle

Shamata Regjistrimet te behen sipas sistemit merite- preference

Asnje kandidat nuk mund te regjistrohet vecse ne preferencen me te larte qe ka zgjedhur. Kjo eshte deklarata qe ka bere Ministria e Arsimit dhe Shkences me ane te zevendesministrit Halit Shamata ne lidhje me kandidatet per studente ne Arsimin e Larte qe kane aplikuar dhe fituar ne nje preference te caktuar dhe qe ne raundin aktual te ndermjetem duhet patjeter te regjistrohen ne preferencen siperore sepse IAL-te kane bere kalimin nga fakulteti ku kane fituar ne nje preference me te ulet tek fakulteti ku rezulton fitues ne nje preference me lart. Emrat tashme kane kaluar ne fakultetin perkates. Kandidati student duhet patjeter te shkoje ne fakultetin ku ishte regjistruar paraprakisht te beje cregjistrimin dhe te kaloje ne fakultetin ku rezulton fitues ne preferencen e tij me te larte ka deklaruar Shamata. Sipas MASH disa kandidate per studente qe kane fituar ne raundin paraprak ne nje preference te caktuar qe nuk eshte e para por e dyta e me poshte nuk duan te cregjistrohen sepse mendojne qe kjo preference eshte me e mira. Por ne fakt sistemi preferencial nga 1-10 eshte i tille qe ne baze te merites kandidati duhet te levize patjeter ne preferencen me te larte. Nese ai ngulmon se do te mbetet ne preferencen paraprake dhe nuk do te zbatoje proceduren ai del nga sistemi i pranimit ne shkollat e larta dhe mbetet pa shkolle. Kjo eshte arsyeja qe une dua ti ftoj edhe nje here maturantet dhe prinderit qe te shkojne te bejne regjistrimin ne preferencen e tyre me te larte.
Dua te bej me dije se tarifa e bere ne regjistrimin paraprak eshte e vlefshme mjafton te behet kalimi i dokumenteve ne fakultetin ku ka fituar preferencen me te larte ka theksuar zevendesministri. Raundi i ndermjetem mbyllet ne 1 tetor 2010 ora 1800.

30 Shtator 2010

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›